Astroliving 15 Nëntor 2022

LUM kush i ka afër, sipas astrologëve personat e lindur në këtë shenjë nuk ngelin kurrë pa lekë

Astroliving

Nuk ka shumë rëndësi nëse në kuletën tuaj në këto momente gjendet rroga e sapotërhequr e muajit, apo disa qindarka të mbetura nga shpenzimet javore. Kur bëhet fjalë për të menaxhuar sa më mirë paratë jo të gjithë veprojmë njëlloj. Përpara se të fusni ju dorën në xhep, janë yjet ato që e bëjnë këtë gjë për ju, sidomos për DEMIN që nuk ngel kurrë pa lekë.

Personat që i përkasin kësaj shenje janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër. Nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Demët nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh.

Natyra detajiste bën që të mos bien lehtë në kurthin e uljeve apo blerjeve të çmendura. Kursejnë shumë, por njëkohësisht kënaqin nevojat e tyre të së tashmes. Të lindurit në shenjën e Demit mendojnë për ditë të vështira dhe nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor