Kuriozitete 15 Nëntor 2022

Pse duam të dëgjojmë muzikë sa herë punojmë ose bëjmë diçka tjetër? Ç'tregon kjo për shëndetin mendor

Kuriozitete

Ekspertët shpjegojnë se nevoja jonë për të dëgjuar tinguj të ndryshëm si muzikë ose televizor, duke bërë diçka tjetër në të njëjtën kohë tregon diçka më të thellë për shëndetin tonë mendor.Kur udhëtojmë me makinë, dëgjojmë muzikë. Ne bëjmë të njëjtën gjë në dush, në gatim, para se të biem në gjumë dhe pothuajse në çdo zakon tonin. Nëse jeni dakord me ne, atëherë me siguri e konsideroni edhe çdo tingull që dëgjohet në sfond ndërkohë që jeni të angazhuar në diçka tjetër, “jashtëzakonisht relaksuese”. Mund të ndodhë që të vendosni muzikë vetëm që të mos jetë qetësi. 

Sipas psikologëve  "tingujt në sfond na shpërqendrojnë ose na bëjnë të shmangim ndjenjat ose mendimet e pakëndshme. Kur shpërqendrimi ndalon, emocionet negative kthehen me intensitet më të madh”.

Tingujt në sfond, të tilla si muzika dhe televizioni, ndërsa ne punojmë për shembull, janë “një mënyrë e zgjuar për të menaxhuar emocionet“. Nëse jemi për shembull në zyrë dhe duam të bërtasim ose të qajmë për diçka, ngremë volumin në kufje dhe gjithçka është në rregull. Pikërisht sepse vëmendja jonë është e shkëputur nga ajo që ndjejmë në atë moment.

Dhe pikërisht këtu qëndron kurthi më i madh. Sepse ne nuk duam të shmangim emocionet tona në përgjithësi. Sipas psikologëve, “këto emocione duhet të shfryhen më vonë, jo të fshihen“, dhe e gjithë kjo shmangie emocionale përkeqëson shqetësimin mendor.

Çelësi është të mësoni të menaxhoni emocionet negative me ndihmën e ndërgjegjes, e cila “ju lejon të vëzhgoni mendimet tuaja pa reaguar ndaj tyre duke u fokusuar në frymëmarrjet e duhura”. Ju madje mund të jepni një shpjegim specifik pas ndjenjave negative që ju vijnë në atë moment dhe të përqendroheni në të tashmen.

Muzika dhe çdo tingull tjetër plotëson mendimet dhe shkarkimet e emocioneve tuaja për sa kohë që i përdorni siç duhet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor