Guide per shendetin 13 Nëntor 2022

"Mos e ha çamçakëzin se të ngjiten zorrët", si është e vërteta e kësaj shprehje kaq të njohur në fëmijëri

Guide per shendetin


Me siguri kur keni qenë të vegjël keni dëgjuar se nuk duhet të gëlltisni asnjëherë çamçakëz, sepse mund të ngjitet në stomak ose në zorrë. Ose sepse duhen rreth shtatë vjet që një çamçakëz të tretet plotësisht.

Megjithatë, e vërteta është disi ndryshe. Stomaku i njeriut çdo ditë merr sasi të caktuara të ushqimit të patretshëm, kështu që kjo nuk është e pazakontë dhe as kërcënuese për jetën.

Kështu, në momentin që gëlltitni çamçakëzin, pjesët e tij që nuk treten dot mbeten në trup derisa stomaku të mund të tresë dhe më pas, pas një kohe të caktuar, ato dëbohen nga trupi.

Gjithashtu, historitë për efektet e dëmshme të çamçakëzit të gëlltitur kanë një anë tjetër, gjë që dëshmohet nga fakti se një numër i madh i çamçakëzve të gëlltitur mund të shkaktojë probleme me tretjen në një periudhë të shkurtër kohore, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

Ndodh shumë rrallë, por kur ndodh, atëherë nevojitet ndërhyrja urgjente e mjekut. Herën tjetër që kaloni në stomak nje çamçakëz, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse trakti juaj tretës do ta trajtojë atë me mjaft sukses.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor