Ëmbëlsira 7 Nëntor 2022

Zupa me qumësht dhe biskota

Ëmbëlsira

Kjo recetë u përgatit nga Gatimet Shqiptare

Përbërësit : 1.5 litra qumësht, 2 të verdha veze, 9-10 lugë sheqer, 7 lugë niseshte, 1 lugë kafeje vanilje, 1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara, një grusht arra të thërrmuara dhe kanellë.

Përgatitja : Si fillim, në fundin e tasave të zupave hedhim një shtresë me biskota të thërmuara. Hedhim qumështin në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë, shtojmë dy të vërdheat e rrahura të vezëvem sheqerin dhe niseshten. Gjithë masën e përziejmë pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze. Kur masa bëhet kremoze shtojmë vaniljen dhe vijojmë të përzjejmë për pak sekonda. E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave. I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara. Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara por edhe arra nëse preferoni. Zupat, pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe konsumohen të ftohta.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor