Astroliving 2 Nëntor 2022

Horoskopi i muajit nëntor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Astroliving

SHIGJETARI

Gëzohuni, Shigjetarë, pasi sezoni juaj do të nisë këtë muaj. Pa dyshim që eklipset janë shumë të bukur, por këto ngjarje kozmike trazojnë ujërat dhe emocionet tuaja, por edhe funde të papritura. Hëna e plotë e datës 8 dhe eklipsi hënor në Dem do të ndikojë në shëndetin tuaj. Kjo s’do të thotë se shëndeti juaj është në rrezik, por këtë muaj si përparësi duhet të keni kujdesin ndaj vetes. Pushoni sa më shumë tri javët e para të muajit që të festoni në fund të muajit. Siç edhe e dinë të gjithë, ju shquheni për personalitetin tuaja të fortë. Ndaj dhe të tjerët ju duan, pasi keni sukses në gjithçka që i vini synim vetes. Ju dominoni çdo bisedë. Javët e para flini sa më shumë, merruni me punë krijuese, kështu do të shmangni debate të kota me miqtë apo partnerët. Ditëlindja herë ju pëlqen, herë jo, por mos u izoloni nga njerëzit që janë të shtrenjtë për ju. Yjet premtojnë një ditëlindje shumë romantike. Më datë 15, Venusi kalon në shenjën tuaj dhe dy ditë më vonë, po ashtu edhe Mërkuri, planeti i komunikimit. Jeta sentimentale do të lulëzojë, komunikimi në punë do të rrjedhë lirshëm. Nëse jeni beqarë, kërkoni çfarë të doni, manifestojeni se do të realizohet. Të gjithë ju kanë zili për sinqeritetin dhe që i thoni gjërat troç, por edhe për guximin e aventurave që ndërmerrni në udhëtimet tuaja. Hëna e re e 23 nëntor shënon edhe përfundimin e prapavijës së Jupiterit, planetit tuaj. Jupiteri është planeti më fatlum i sistemit diellor, ndaj jeni kaq të zotë në gjithçka që bëni. Jeni shenja e dijetarëve. Kjo s’do të thotë se duhet të jeni medoemos akademikë, por kureshtja për të mësuar më shumë nuk ju lë asnjëherë. Gjatë javëve në vijim do të vendosni të mësoni një gjuhë të re, të bëni një palë pushime nga hiçi. Ndiqni zemrën dhe kujdes ku lëshoni shigjetat!

BRICJAPI

Mirë se erdhët në nëntor! Muaji i kaluar u mbyll me përfundimin e prapavijës së Saturnit dhe për rrjedhojë, jeni të fokusuar te gjetja e ekuilibrit mes punës dhe jetës familjare, gjë që s’është e lehtë për një ambicioz si ju. Mos harroni se sa më të lumtur të ndiheni në shtëpi, aq më mirë do të ndiheni në çdo fushë të jetës. Më datë 8 nëntor, eklipsi hënor do të ndodhë në Dem, ndaj hiqeni mendjen nga gjërat që duhet të bëni dhe përpiquni të argëtoheni më shumë. Astrologët kanë këshilluar shenjat e tjera që të mos dalin shumë, të ruajnë një profil të ulët në ditët e eklipsit, por kjo s’vlen për ju. Fokusi do të jetë i gjithi te marrëdhëniet intime dhe jeta sentimentale. Kalimi i Venusit më datë 15 do t’ju shtyjë të reflektoni më shumë mbi dashurinë. Njerëzit ju shohin si një shenjë jo shumë emotive, por askush s’ju njeh mirë. Thjesht duhet të shpreheni më shumë. Dashurinë nuk keni pse ta shprehni vetëm me fjalë, por edhe duke gatuar një vakt të mirë, me ndonjë dhuratë të vogël apo plotësim dëshire. Në mendje keni vetëm paratë, edhe natën. Asnjë astrolog nuk ju premton para, por nëse doni të lidhni kontrata të reja, të kërkoni rritje page, ky është momenti i duhur. Mos rrini pa gjumë duke menduar për punën, se një Bricjap i grindur dhe i lodhur nuk durohet. Ju jeni shenja që për t’u motivuar, keni nevojë të shikoni rezultate. Kohët e fundit duket sikur keni ngjitur një kodër të pafundme dhe ndiheni të rraskapitur. Me nisjen e sezonit të Shigjetarit më datë 22, do të ndieni frytet e punës suaj. Duhet të mësoheni të ndiheni krenar për veten. Nëse dikush shpreh vlerësimin tuaj për ju, edhe ju shpërblejeni në po të njëjtën mënyrë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor