Astroliving 2 Nëntor 2022

Horoskopi i muajit nëntor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

Nga PAOLO FOX

LUANI

Mirë se erdhët në nëntor! E teksa gjatë tetorit jeni ndier në një gjendje apatie për shkak të Marsit në prapavijë, atëherë emocionohuni, sepse ky muaj do të sjellë bollëk dhe lajme të mira për ju, sidomos në jetën sentimentale. Para se të flasim për romancën, bëni kujdes, pasi hëna e plotë e 8 nëntorit do të sjellë drama të reja. Sado i bukur të jetë një eklips hënor, ankthi që sjell do t’ju trazojë disi. Ju jeni shenja më e madhërishme e horoskopit që sundohet nga Dielli, ndaj vëmendja që tërhiqni dhe kërkoni është krejt e natyrshme. Në aspektin financiar nuk është momenti të bëni investime të reja, sidomos kur bota është në krizë. Ndaj, përvishni mëngët më mirë, ulni kokën dhe mos sfidoni këtë eklips hënor. Edhe me kolegët do të ndiheni disi në tension, por gjithçka do të marrë fund pas 8 nëntorit. Më datë 15, Venusi romantik futet në Shigjetarin lozonjar, ose e thënë ndryshe në shenjën e kënaqësisë. Do të eksploroni fantazi sekrete me partnerët tuaj, e kur Mërkuri i bashkohet më datë 17, do ta keni më të lehtë të identifikoni dëshirat tuaja. Thojini lamtumirë Akrepit xheloz dhe hapini rrugë Shigjetarit aventurier më datë 22, sepse me nisjen e sezonit të tij, do të mbusheni plot me energji. Fokusi juaj do të kalojë te jeta seksuale, te takimet me reja, te kënaqësitë, masazhet apo një stil jete krejt ndryshe. Një propozim i papritur për martesë do të befasojë disa prej jush pas datës 23, me ardhjen e hënës së re dhe kalimit të Jupiterit në shenjën e Peshqve ëndërrimtarë.

VIRGJËRESHA

Mirë se erdhët në nëntor! Muajin e kaluar keni vuajtur shumë për shkak të dramës që solli eklipsi diellor dhe lajmi i keq është se edhe më 8 nëntor, do të ndodhë eklipsi tjetër hënor. Meqë eklipset lidhen me përfundimet e papritura apo me paranojat, është më mirë që ditët e para të muajit të kujdeseni për veten dhe të mos përfshiheni në zënka të vogla me kolegët ose miqtë. Bëni mirë të mos shkoni nëpër festa apo organizime, por të kaloni pak kohë në shtëpi duke u marrë me veten apo me anën tuaj krijuese. Nëse keni një marrëdhënie sentimentale të lumtur, do të kuptoni se ka ardhur momenti të bashkëjetoni. Gjatë nëntorit do të shijoni më shumë familjen dhe shtëpinë. Mos harroni, ju jeni vetmitarët dhe shëruesit e zodiakut. Kjo nuk do të thotë të mbylleni e të rrini vetëm, por të çmoni kohën e kaluar me veten. Me kalimin e Venusit më datë 15 në Shigjetar, do të vijnë edhe ndryshime në jetën tuaj intime. Me nisjen e sezonit të Shigjetarit më datë 22, do të shtohen edhe ftesat, evenimentet ku duhet të merrni pjesë. Planifikoni mirë edhe pushimet tuaja, pasi zëre se erdhën. Mos u ndieni nën presion të shkoni për vizitë te disa të afërm, që nuk keni dëshirë t’i takoni. Fundi i muajit do të shënojë periudhën ideale për të medituar e për të nisur një cikël të ri. Ka ardhur koha edhe t’u vendosni kufij njerëzve që nuk ju bëjnë mirë kur i keni afër. Me përfundimin e prapavijës së Jupiterit më datë 23 dhe kalimin e tij në shenjën e Peshqve, do të ndiheni më të rritur dhe më të pjekur se kurrë. Silluni si i tillë këtë muaj dhe do të ndieni edhe dashurinë e të tjerëve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor