Femijet 1 Nëntor 2022

Moda franceze për fëmijë vjen në ETC, hapet "Du Pareil au Même"

Femijet

Marka franceze për fëmijë Du Pareil au Même ka hapur dyert për herë të parë në Shqipëri, që prej 21 tetorit duke ju shtuar listës së dyqaneve të reja me marka ekskluzive ndërkombëtare që kanë zgjedhur Galerinë ETC. Du Pareil au même është historia e një stilisti teatri të cilit veshjet e fëmijëve i dukeshin shumë të mërzitshme dhe pa jetë ndaj kështu solli revolucion në veshjet e fëmijëve.

Du Pareil au Même sjell një vizion të ri të modës për fëmijë me veshjet e saj shumëngjyrëshe, modelet unike, detajet e jashtëzakonshme, cilësinë superiore dhe çmimet e arsyeshme. Është një markë e gëzueshme, lozonjare dhe universale ku gjenden veshje për të gjitha rastet, nga të porsa lindurit deri tek para adoleshentët.

Materialet e veshjeve janë të përbëra prej pambukut organik dhe poiliestrës së riciklueshme në këtë mënyrë DPAM mundëson që të gjithë të bëjnë zgjedhje të zgjuara duke u bërë pjesë e rëndësishme në ruajtjen e mjedisit.

Du Pareil au Même zgjodhi Galerinë ETC për faktin se është e vetmja qendër tregëtare e stilit galeri si dhe vendodhja e saj në zemër të Tiranës e bën të aksesueshme për të gjithë. Galeria Etc e cila karakterizohet nga eksperienca e blerjes praktike, ciësore dhe unike vizitohet prej më shumë se 1.5 milionë vizitorë në vit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Galeria ETC (@etcgaleria)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor