Marredhenia ne çift 28 Tetor 2022

Këto katër fjali mos i thoni KURRË në një takim të parë

Marredhenia ne çift

Nuk do keni kurrë një mundësi të dytë për të dhënë përshtypjen e parë tek dikush. Nëse jeni një person që po prisni të krijoni një lidhje të re, atëherë duhet të keni shumë kujdes me ata që takoni. Jo të gjithë janë të mirë në joshje dhe nuk ka asgjë të tmerrshme me këtë, por nëse nuk doni të humbisni mundësinë për të bërë për vete dikë që pëlqeni, duhet të dini se cilat tema nuk duhet t'i hapni kurrë. Përshtypja e parë është e rëndësishme, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur ju pëlqen një person. 

“Ish-i im…”

Takimi i parë nuk është momenti ku duhet të rrëfeni përvoja nga një lidhje e mëparshme apo të ofendoni ish-ët tuaj. Nëse vazhdojnë takimet, mund të ndani disa eksperienca nga një lidhje e mëparshme, por derisa ta njihni mirë atë person, mos ndani informacione private.

“Unë nuk po kërkoj ndonjë gjë serioze”

Edhe pse jeni larguar nga një marrëdhënie e komplikuar dhe nuk keni nevojë për një lidhje tjetër menjëherë, mund ta dëshironi në të ardhmen, por pas kësaj fjalie keni shkatërruar gjithçka. Përpiquni të mos lini përshtypjen e një personi që kërkon vetëm seks, nëse nuk është kështu!

“Pse jeni akoma vetëm?”

A nuk tingëllon kjo si “Çfarë nuk shkon me ty, pra je vetëm?” Nëse jeni vërtet të interesuar se përse ai është beqar, drejtojini këtë pyetje me një kompliment, për shembull: “Si një djalë simpatik dhe i zgjuar nuk ka të dashur?”

“E di që e pëlqen palestrën, por të pëlqen edhe birra”

Është shumë mirë të komentosh një nga fotot e tij, nëse e ke fjalën për “Facebook” apo një tjetër rrjet social. Në raste të tjera, është paksa e papërshtatshme, sepse do të dalë sikur po e kontrolloni dhe shikoni rregullisht fotot dhe nuk jeni ende bashkë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor