Tendencat e fundit te modes 26 Tetor 2022

Nëse keni një dasmë në vjeshtë, zgjidhni një nga këto 4 ngjyra

Tendencat e fundit te modes

Në stinën vjeshtë-dimër fokusi është te ngjyrat. Pjesët e rrobave me ngjyra të zjarrta dhe ato shumëngjyrëshe janë në qendër të vëmendjes, por disa ngjyra të pasura neutrale gjithashtu janë ideale për dasmat e ardhshme.

Për ta bërë më të lehtë idenë e kombinimit të veshjeve për ngjarje solemne, kemi hulumtuar në rrjete shoqërore duke kërkuar ngjyrat më të bukura të fustaneve, kombinezoneve dhe kostumeve të cilat mund t’i vishni ndërsa shikoni të dashurit tuaj duke ecur deri te altari.

Këto katër ngjyra do të dominojnë veshjet e mysafirëve në dasmat vjeshtës.

1. E trëndafilta e ndritshme

Meqenëse e trëndafilta është ngjyra më trendi në muajt e fundit, ka një numër të madh fustanesh dhe kombinezonesh të cilat mund t’i zgjidhni.

2. E zeza

Një fustan i vogël i zi është gjithmonë një zgjedhje e mirë, dhe nëse jeni të shqetësuar se mos dukeni shumë e rreptë, gjithmonë mund të zgjidhni një pjesë me model.

3. E kaltra kobalt

E kaltra kobalt është nuanca më mbresëlënëse e cila kombinohet shkëlqyeshëm me tonet e argjendta dhe të arta, por duket bukur edhe në fotografi, gjë që gjithmonë është një plus në dasma.

4. Kafja në çokollatë

Kafja në çokollatë është zgjedhje popullore e markave këtë sezon. 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor