Femijet 26 Tetor 2022

"Djali adoleshent vjen dhe i tregon babait se vajzat e klasës e pëlqejnë atë", Lira Gjika tregon se si duhet të sillet prindi

Femijet

Nga Lira Gjika

Adi 13 vjec, vjen në shtëpi dhe I tregon babait, se shoqet e klasës e pëlqejnë shum atë, madje thonë se është më i miri nga prindët dhe se kishte folur shumë bukur në takimin në shkollë. Babai i përkëdhelur në sedër i përgjigjet të birit:-shko ore shih mësimet.- djali largohet qefmbetur. Do donte, që i ati ti fliste, ti tregonte dicka rreth kësaj teme, kaq të dëshëruar dhe kaq të vështirë, të mardhënieve me vajzat.

Ai, djali i babait, nuk e kupton dot, se i ati nuk di si të sillet dhe të përgjigjet. Ai vetë ka shumë pikpyetje në veten e tij, por nuk është kjo më e keqja. E keqja qëndron tek fakti se babait nuk i shkon nëpërmënd se duhet ti thotë ca fjalë të birit.

Kur babai nuk i thotë « ca fjalë » fëmijës së tij edhe mësuesi në shkollë po ashtu, nuk ka fjalë për të thënë. Kjo është një nga arësyet madhore, që sëbashku me traditën dhe nivelin e ulët ekonomiko-social, influencon në popullsinë mashkullore, e cila është shumë problematike, si e gjithë shoqëria jonë dhe mbi të gjitha model i dhunshëm për pasardhësit.

I rrituri, duke filluar nga babai, duhet të dijë se ka disa detyra, ndaj atyre, që po rriten, të cilat i trasmeton nëpërmjet sjelljes e tij ndaj vetes, të tjerëve dhe ndaj gjërave, por sidomos ndaj femrës. Ai duhet të asistojë procesin e rritjes së fëmijës, duke e inkurajuar, duke e nxitur të ketë pak durim, se cdo gjë do një kohë të caktuar, që të ndodhë, gjithashtu, do edhe një kohë tjetër për tu zhdërvjelltësuar individi, që të mund të mendojë, ndjejë dhe kryej gjërat si i rritur. Dhe më pas si i rritur vazhdon vazhdimisht, të ndërtojë rraportet me veten, të tjerët dhe gjërat duke mbajtur përgjegjësi për veprimet e tij.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor