
Gurabije në formë hëne me bajame të pjekura
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking PËRBËRËSIT: 400 g gjalpë, 1 filxhan kafeje sheqer, 1 filxhan kafeje Disaronno (op...
Erolda Çela është një fashion dizajner e re, e cila premton shumë në botën e modës. Qe e vogël e ka pasur pasion të bukurën e deri me sot ka punuar fort për ta bërë realitet këtë ëndërr e për t'i dhënë jetë këtij pasioni. E gjitha mori jetë kur në gjimnaz u bë pjesë e një projekti me veshje të riciklueshme, gjë e cila e ndihmoi të bëhet pjesë e Universitetit të Arteve, ku vazhdoi dhe studimet për Pikturë, Tekstil dhe Modë.
Si një stiliste e re ajo frymëzohet nga çdo gjë që e rrethon. I do ngjyrat, historinë, detajet, volumet dhe mënyrën sesi ato përqasen në veshje. Për momentin është fokusuar te veshjet tradicionale shqiptare sepse te to gjen burime të larmishme dhe labirinthe të bukurisë e vlerave që mbartin.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Edhe pse në hapat e para ,Erolda synon që në të ardhmen të ketë një atelie të saj të modës ku çdo grua apo vajzë që të vishet me koleksionet e saj të ndiejë emocion; një emocion pak a shumë të njëjtë me atë që ka përjetuar vetë stilistja kur i ka krijuar. Njëkohësisht, ajo dëshiron të realizojë dhe veshje për meshkuj. Të ketë një brand Erolda Çela, ku gjithësecili të gjejë veten.
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking PËRBËRËSIT: 400 g gjalpë, 1 filxhan kafeje sheqer, 1 filxhan kafeje Disaronno (op...
Thonë që nuk është etike t’u përmendësh vitet zonjave, por në rastin e Vera Gabockës, nuk mund të rrimë...
Të enjten e 23 Marsit besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në kalendarin islam,...