Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Zyrtarisht është koha e çizmeve. Ato do i shohim kudo, në të gjitha ngjyrat, në të gjitha modelet, në të gjitha gjatësitë. Kështu që para se të fillojnë të vishen, po ju japim disa këshilla se si t’i kombinoni.
Mos iu ndaj klasikes
Mos nënvlerësoni kurrë fuqinë e një palë çizmeve prej lëkure, poshtë gjurit. Ato tregojnë më bukur se kurrë kur kombinohen me një minifund plot ngjyra dhe një pallto me gjatësi të mesatare.
Një ditë e bardhë
Ato mund t’i kombinosh me çdo ngjyrë, kështu që mos ngurro të guxosh.
E kaltër kadife
Zvendësoji çizmet e lëkurës me çizme kadife, të paktën në ditët e nxehta të vjeshtës. Me to stili ndryshon totalisht.
Plot shkëlqim
Përthyeni xhinset le lërini çizmet metalike të luajnë rolin protagonist. Janë trendi më i freskët i sezonit.
Të kuqe
Një zgjedhje e guximshme që me kombinimin e duhur do ju nxjerrë faqebardhë.
Mbi gjunj
Për të balancuar pamjen zgjidhni një fund ose një fustan mini.
Bëhu ti një stiliste rruge
Le të jenë vetëm ato me ngjyrë. Veshjen zgjidheni të zezë.
Yeezy
Frymëzohu nga stili i Kanye West dhe provo çizmet e tij. Mund t’i kombinoni me një palë xhinse të çara si Kendall Jenner, ose më një palë të shkurtëra si Hailey Baldwin.
Çizme dhe pallto gëzofi
Në këtë kombinim vëmendjen e tërheq palltoja, kështu që çizmet janë ato të thjeshtat, të sheshtat.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...