Orakulli i kuzhinës 22 Tetor 2022

Konsiderohet si "mrekullia e jetës", këto janë arsyet bindëse pse duhet të pini sa më shumë lëng panxhari

Orakulli i kuzhinës

Nëse panxhari nuk është pjesë e regjimit tuaj ushqimor, pasi të lexoni këtë artikull do të ndryshoni mendim dhe do të shkoni menjëherë ta blini. Ai është i pasur me vlera të panumërta ushqyese si: vitamina, zink, jod, magnez, kalcium, natrium, nitrate natyrale, antioksidantë dhe përbërës me veti iinflamatore që mbrojnë zemrën nga sëmundjet, fetusin nga defektet gjatë zhvillimit dhe disa lloje kanceresh etj. Për t’u bindur se lëngu panxharit është lëngu i jetës, lexoni arsyet që e vërtetojnë një gjë të tillë.

1. Panxhari ka përbërës që parandalojnë dhe luftojnë qelizat kancerogjene

Fitonutrientët që i japin ngjyrën e kuqe panxharit luftojnë dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene. Hulumtimet e shumta kanë treguar se panxhari përdoret për të trajtuar kancerin e pankreasit, atë të gjirit dhe prostatës.

2. Pastron mëlçinë

Panxhari është i pasur në antioksidantë, të cilët ndihmojnë mëlçinë të vetëpastrohet nga toksinat dhe forcon sistemin imunitar.

3. Trajton kapsllëkun

Panxhari është i pasur me fibra, të cilat ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e aparatit tretës. Duke e shtuar këtë perime magjike në regjimin tuaj ushqimor do të luftoni kapsllëkun në mënyrë natyrale dhe efektive.

4. Panxhari mund të zvogëlojë rrezikun e defekteve të lindjes

Panxharët janë të pasur me vitaminë C,  kalium dhe mangan. Këto minerale esenciale janë jetike për funksionet e nervave dhe muskujve, veshkave, pankreasit, dhe mëlçisë. Panxhari gjithashtu përmban folate e vitaminë B që mund të zvogëlojnë rrezikun e defekteve të lindjes.

5. Ul presionin e gjakut

Një studim i fundit ka zbuluar se pirja e një gotë me lëng panxhar ul presionin e gjakut me një mesatare prej 4-5 pikë. Kjo i atribuohet nitrateve natyrore që ndodhen me shumicë te panxhari.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor