48 hijet e mia 12 Tetor 2022

48 hijet e mia, rubrika e re ku do të gjejë veten çdo grua shqiptare

48 hijet e mia

Nga : Doreada Mio

Në 48 vitet e mia të festuara, të pikëlluara apo thjesht të jetuara, kam kuptuar që nuk mund të kontrolloj çdo gjë siç mendoja apo kujtoja, qoftë edhe në subkoshiencë, dekada më parë. Kështu që lutem, të kem zgjuarsinë apo mençurinë më saktë, të munguar në shumë raste, të paramendoj dhe parashikoj ato që mund t'i kontrolloj dhe të kem fuqinë t'i perballoj ato ngjarje apo situata që  sjell jeta dhe ti je personazhi kryesor, por pa rol.

Kjo rubrikë vjen kur unë si grua, në ditë të caktuara, ndihem e re, se fundja 48 nuk janë dhe aq shumë dhe në ditë të caktuara (ditë 
apo...) ndihem mesogrua se në fund të fundit 48 janë shumë. Zyrtarisht sipas OBSH-së je në paramenopauzë dhe loja hormonale mund të të ketë bërë që të lotosh edhe kur sheh fqinjën me fëmijën përdore. Dhe nuk janë të pakta telashet e mia dhe moshatareve të mia, përveç çrregullimeve hormonale, që duhet të bësh sikur nuk ekzistojnë kur has në ashensorin e punës 30 vjecaret me hovin e tyre rinor. Apo kur hap derën e  shtëpisë dhe sheh bashkëshortin/partnerin para pasqyrës, me një kostum sportiv  se ka zbuluar një sport të ri dhe nuk sheh vitet pas kostumit, diku aty te zona e barkut, dhe fëmijë që nëse i keni janë në kulmin e adoleshencës dhe sipas lëvizjes së humorit të tyre lëviz gjithë humori i familjes, apo fëmijët më të rritur që studiojnë dhe kanë braktisur folenë duke lënë pas një ndjenje zbrazëtie.

Uaa filluan lotët përsëri! Me siguri jam përpara ciklit menstrual, gjithmonë nëse do të vijë këtë muaj. Oscar Wilde thotë që një grua që tregon të vërtetën për moshën e
saj, mund të thotë çdo gjë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor