Orakulli i kuzhinës 10 Tetor 2022

Shurupi natyral me 4 përbërës që qetëson kollën e thatë

Orakulli i kuzhinës

Kolla, veçanërisht kolla e thatë, është drobitëse dhe shumë e sikletshme. Ajo është irrituese për fytin.Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni një shurup me katër përbërës që shëron kollën e thatë.

Përbërësit: 1 lugë çaji me shafran pluhur, të cilin e gjeni në markete, 3 limonë, 3-4 cm xhenxhefil në copa dhe 2-3 lugë çaji mjaltë.

Përgatitja: Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser. Shtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser. Më pas shtoni shafranin e indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer. Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në nje gotë ujë të ngrohtë. Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit. Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin. Shafrani i Indisë lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes. Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës. Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor