Pastrimi 8 Tetor 2022

Mos e pastroni KURRË kuzhinën me këtë detergjent, mund të shkaktojë kancer të mushkërive

Pastrimi

Pastrimi i shtëpisë është një proces sa i thjeshtë, aq edhe i vështirë. Përveç lodhjes fizike, jo gjithmonë është e lehtë të gjesh produktet larëse të duhura. Kjo është arsyeja që shpeshherë disa zonja zgjedhin të përdorin të njëjtin detergjent për funksione të ndryshme. Një prej tyre është zbardhuesi i rrobave, i njohur për efektin e tij të menjëhershëm mbi veshje. Ky produkt përdoret gjerësisht, por shpeshherë në mënyrë të gabuar duke rrezikuar seriozisht shëndetin.

Përdorimi i tij në kuzhinë ka tërhequr vëmendjen e Occupational Safety and Health Administration duke ndaluar kategorikisht përdorimin e tij në ambiente specifike, siç është p.sh kuzhina.

Zakonisht zbardhuesin e përdorim të hequr mykun, njollat në dysheme dhe pllakat e banakut, por ky produkt është një ndër më të rrezikshmit pasi ka efekte gërryese dhe krijon irritim për sytë, lëkurën dhe traktin e frymëmarrjes. Por nuk mjafton me kaq, zbardhuesi dëmton mushkëritë dhe ekzofagun duke sjellë kancer të tyre.

Edhe kur e holloni në ujë, efekti i tij gërryes është i fuqishëm aq sa të shkaktojë djegie dhe acarim. Zbardhuesi bëhet dyfish i rrezikshëm kur kombinohet me uthull molle, lëng limoni dhe produkte të tjera me përmbajtje acide duke sjellë vapë toksike të emetuar në ajër që mund të rezultojë fatale në disa raste.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor