Showbiz 7 Tetor 2022

Ndryshe nga ç'e prisnim, emrin e veçantë dhe plot kuptim të vajzës së Sara Hoxhës na e zbuloi Bora Zemani

Showbiz

Pak ditë më parë, çifti i njohur Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të tretë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën babi Ledioni dhe vëllezërit e mëdhenj London dhe Roman e kishin pritur prej kohësh. Deri më tani, trashëgimtarja e "Top Media" është treguar diskrete duke mos publikuar foto të vogëlushes dhe as emrin. Këtë të fundit na e zbuloi dje Bora.

Bora ka publikuar një video ku tregon se Sara i ka dërguar asaj dhe vajzave të "Dancing with the stars" një buqetë me lule ku i shpreh mirënjohjen dhe në pusullë ka treguar emrin e vajzës.

E porsalindura quhet Ruya. Ruya është emër me origjinë arabe dhe do të thotë vizion. Më vonë edhe Sara publikoi një ëmbëlsirë ku tregon se vajzës i kanë vendosur dy emra, Ruya Roe.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor