Showbiz 7 Tetor 2022

Nuk e kishte takuar asnjëherë të atin, Anita Haradinaj përlotet kur kujton fjalën e parë të djalit të tyre

Showbiz

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita janë prindër të tre fëmijëve tashmë të rritur, dy djemve dhe një vajze që është kombinimi perfekt i mamit dhe babit.

Së fundmi Anita Haradinaj ka rrëfyer rreth detaje nga jeta e saj dhe martesa. E ftuar ditën e djeshme në ‘ABC e pasdites’, ajo u shpreh se me qëndrimet në Tiranë për shkak të spektaklit të kërcimit e ka marrë malli shumë për fëmijët. Anita ka folur edhe për momentin kur Ramush Haradinaj duhet të qëndronte larg familjes. Moderatori, Ermali i lexon një pasazh të saj teksa fliste dikur për mungesën e Ramushit në lindjen e djalit të dytë. Kaq mjaftoi që ajo të shpërthente në lot.

"Ramushi nuk erdhi as atëherë kur ishin festat, as kur shkoi Gjini në klasë të parë, as kur e mori librezën, as për festën e Abertares, as kur e linda Trimin e as kur erdha në shtëpi me bebe, por në takimin e parë ai tha fjalën e parë "babo". Atë periudhë, ajo çka qenë dhe se si e kam ndjerë unë, do duhej të rrija duke qarë. Por, e kam zgjedh të mos qaj më. E para unë nuk kam qenë kaq e rritur dhe kaq e pjekur atëherë, sot gjykon arsyeshëm. Atëherë kam qenë 23, 24, 25 vjeçe. Në çdo gjë je më emocionale më e ndjeshme. Po të ishte në moshën sot, ndoshta do e kisha marrë më mirë, më racional edhe ndjenjat. Nuk e din ça kam kaluar”.

Pyetja: A ka qenë e lehtë të jesh gruaja e një kryeministri?

Anita tha se nuk je vetëm grua e kryeministrit sepse ke të gjitha përgjegjësitë, detyrat, gjykimet e paragjykimet. Megjithatë ajo theksoi se: “ Është burri më burrë në botë”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor