Femijet 5 Tetor 2022

Kur fëmija humbet vëllain apo motrën, si duhet të sillet prindi me dhimbjen e vet dhe të fëmijës?

Femijet

Nga Lira Gjika

Prindërit që përjetojnë humbjen e një fëmije kalojnë nëpërmjet një ndjenje hidhërimi të thellë, që nuk krahasohet me asgjë tjetër. Por nëse këta prindër kanë një apo disa fëmijë të tjerë, nëpër atë hidhërim që përjetojnë, duhet të kujtohen që janë edhe prindërit e fëmijës apo fëmijëve të tjerë, që si ata, po përballen me vdekjen dhe humbjen e rëndë e të frikshme.

Kjo humbje e vëllait apo motrës dhe dëshpërimi pa fund i prindërve, krijon te ata gjëndje hutimi, frike, faji, boshllëku dhe malli. Ajo që është më e keqja në këto gjëndje, fëmijët nuk arrijnë ta artikulojnë pështjellimin që përjetojnë. Një zakon i keq, që ne praktikojmë ende në raste të tilla, është përjashtimi i fëmijëve nga zija dhe heshtja në sy të tyre. Të gjithë mendojnë se fëmijët janë të vegjël dhe nuk kuptojnë asgjë dhe kështu, nuk ka kuptim të flitet. Për fat të keq kjo është mënyra më e keqe e të trajtuarit të fëmijës apo fëmijëve. Kjo mënyrë e lë fëmijën vetëm me ndjesitë e veta të paemërtuara, që vetëm shtojnë distancën prind fëmijë dhe të ndjerit i huaj në familje.

I lemë fëmijët vetëm në këtë gjëmë që mezi e përballojnë të rriturit, të cilëve ka raste që u duhen vite të dalin nga gjendja e zisë. Të rritur, duhet ta dini që fëmijët vuajnë më shumë se se vetë të rriturit. Në rradhë të parë kanë humbur vëllanë apo motrën, që rëndohet edhe më shumë me faktin e përjashtimit nga kjo ngjarje, kur ata kanë më shumë nevojë se kurrë dhe më shumë se kushdo tjetër për të kuptuar se çfarë po ndodh? Pse ndodhi? Po ai kishte faj? Po atij a do ti ndodhë?

Pra gjithë këto pikëpyetje dhe askush nuk i gjendet pranë për ti dhënë një përgjigje. Dhe për ta plotësuar kuadrin, asnjë i rritur nuk është pranë tij, për ta pyetur se çfarë ndien nga kjo eksperiencë kaq e rëndë? Të rritur, mos i lini vetëm fëmijët në gjëma të tilla kaq të vështira. Lira Gjika

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor