Showbiz 5 Tetor 2022

Pasi pranoi se po njihet me dikë, Fjodora Fjora tregon si do ta organizojë dasmën e saj

Showbiz

Fjodora Fjora është nga të paktat vajza të ekranit, për jetën personale të së cilës nuk dimë thuajse asgjë. Moderatorja e njohur është kujdesur që ta mbajë atë larg thashethemnajës së shtypit rozë. Mirëpo gjatë pushimeve të sivjetshme theu pak rregullat dhe postoi për herë të parë një foto romantike ku shihej e kapur dorë për dore me një mashkull duke ngritur dyshimet se është në një lidhje.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në “Opinon” për të diskutuar rreth dasmave dhe traditave të tyre. Fjodora Fjora kujtoise një nga dasmat më të njohura ku ajo ka qenë e ftuar ishte ajo e Behxhet Pacollit dhe Ana Oksa-s. Fjodora u  shpreh se asokohe i kishte thënë vetes se nëse nuk do të bënte një dasmë të tillë, më mirë s’do bënte fare.

"Unë për rastësi shumë të madhe kam qenë prezente në dasmën që Behxhet Pacolli ka bërë me Ana Oksa-n. Është një nga dasmat më të bukura që unë kam bërë në jetën time dhe i kam thënë vetes që nëse ti nuk martohesh dot kështu, më mirë mos e bëj fare."-rrëfeu ajo.

Blendi Fevziu: Ti deshe të martoheshe si Baca?

Fjodora Fjora: Po, si Baca. Bac, gjithsesi po ke në mend, gjithsesi…

Blendi Fevziu: Ça i the Bacës se nuk e kuptova?

Fjodora Fjora: I thashë po ke ndër mend të ndahesh me këtë rusen nuk ka problem, një dasmë si Ana Oksa. Po thosha ka qenë i ftuar Ibrahim Kodra dhe doja të dilja në fakt te dhurata që familjet të cilat bëjnë dasmën japin për të ftuarit e tyre. Është shumë e rëndësishme që të gjithë që vijnë të ftuar si dasmorë në dasmën e një njeriu marrin me vete një dhuratë të qenësishme që unë sot e kësaj dite e kam në shtëpinë time. Ibrahim kodra kishte prodhuar një pikturë të cilën ia kishte dedikuar dasmës së Ana Oksa-s, ai ishte vetë aty prezent. Ka firmosur secilën prej atyre pikturave që secili prej ne të ftuarve e ka marrë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor