Showbiz 4 Tetor 2022

Robert Aliaj: "Kam 12 vite që vesh funde, s’kam respekt për njerëzit pa stil"

Showbiz

Nuk është hera e parë që artisti i njohur Robert Aliaj ngre zërin rreth shumë problematikave që ndodhin në vend. Si një mjeshtër i fjalës, e di shumë mirë ku ''të godasë'', por sot ai ka qenë i ftuar në "Wake up" për të komentuar rreth trendit më të fundit të burrave të famshëm, të cilët janë shfaqur në publik të veshur me funde ose fustane.

Ai zbuloi para kamerave se ka 12 vite që vesh funde dhe madje ka dalë edhe në rrugë me këtë veshje. "Kam të paktën 12 vite që vesh funde. Kam dalë në rrugë. Kam veshur edhe fustan që e kam pasur të aksesuar të përditshmërisë sime. Dhe u bë e zakonshme që të më shikojë ashtu. Paragjykimet nuk më bëjnë përshtypje, madje më motivojnë sepse më shkëpusin nga e përgjithsmja dhe nga llumi në fund të fundit.

Nuk kam respekt për njerëzit pa stil. A ka gjë më femërore se fustanella, me pala me të gjitha? Kështu janë fundet e grave. Kurse fundet që përdoren nga meshkujt sot kanë gjithsesi një prerje me të ngushtë, më të thjesht, më minimale. Nuk ka asgjë të keqe.", ka thënë Aliaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor