Showbiz 4 Tetor 2022

Sa shumë qenka rritur! Djali i Shkëzen Berishës duket më elegant se kurrë në dasmën e të atit

Showbiz

Edhe pse ka kaluar më shumë se një javë nga dasma përrallore e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, duket se kurioziteti i publikut për të ditur se ç'ndodhi mbrëmjen e 24 shtatorit vijon të jetë ende i madh. Në festën që bëri bashkë familjarë, miq dhe emra të njohur të jetës publike dhe politikës, nuk mund të mungonin fëmijët e Shkëlzenit, nga martesa e mëparshme me Sadije Berishën.

Ka qenë vetë Armina që ka konfirmuar praninë e tyre para disa ditësh, s'kishte si të ndodhte ndryshe aq shpesh sa ia kanë bërë si pyetje, lexoni A ishin fëmijët e Shkëlzenit të ftuar në dasmë? Armina shuan kuriozitetin e të gjithëve.

Nëse vini në dyshim fjalën e saj, sot në media është publikuar edhe "prova" për të cilën kishit nevojë. Në portalet të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar fotoja e Shkëlzenit krah të birit, Lajdonit, i cili duket se i ka këputur kokën babit dhëndër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor