Astroliving 4 Tetor 2022

Horoskopi i muajit tetor: UJORI dhe PESHQIT

Astroliving

UJORI

Gëzuar tetorin, Ujorë! Astrologët ju quajnë “jashtëtokësorët e zodiakut” për shkak të prirjes që keni për të menduar jashtë kornizave dhe të mos bëheni palë me askënd. Bëhuni gati, se në tetor tre planetë përfundojnë periudhën e prapavijës dhe të gjithë janë gati të vishen bukur, të dalin, të dëfrejnë dhe të marrin lajme të mira. Në shtator vendosët të shkëputeshit nga mediat sociale për të ndërtuar një marrëdhënie më të shëndetshme, por ne ju sugjerojmë të mos e ktheni kokën pas duke parë se çfarë bën një ish-partner apo një “armik”, pasi do të stresoheni më shumë. Plutoni ju ka shtyrë të reflektoni për marrëdhënien që keni me paratë. Nuk është nevoja t’ju themi se e gjithë bota ka probleme financiare, ndaj kjo mund të jetë arsyeja pse pagesa nuk i shkon për shtat punës që bëni. Krijoni zakone të shëndetshme financiare, por mos harroni se jeni të mrekullueshëm, pavarësisht se sa para keni në llogarinë bankare. Rrethohuni nga miq mbështetës që ju duan edhe kur nuk keni para në xhep. Periudha e hënës së plotë zakonisht është stresuese, por këtë herë mund t’ju ndihmojë t’i jepni fund diçkaje që po e zvarritni prej shumë kohësh. Hëna e plotë mbyll një cikël, ndaj jepini fund një raporti që më shumë ju shqetëson sesa gëzon. Duajeni më shumë veten. Me nisjen e sezonit të Akrepit të frikshëm, bëhuni gati që edhe agjenda juaj të jetë plot e përplot. Muajt e fundit keni bërë një jetë disi të izoluar, ndaj tani duhet të visheni dhe të dilni për të festuar me miqtë. Shijojeni vëmendjen që do të tërhiqni. Marsi, planeti i ambicies, do të kalojë në Binjakë në datën 30 dhe për ju do të nisë ajo periudhë ku do të preferoni përkëdheljet dhe jo raportet e zjarrta, dremitjet në vend të drekave të punës. Bëni qejf këtë muaj, Ujorë!

PESHQIT

Gëzuar tetorin! Mund të themi se ju keni qenë shenja më pak e prekur nga Mërkuri në prapavijë. Problemet e komunikimit ju kanë shtyrë t’i jepni fund një marrëdhënieje romantike apo një kontrate pune. Si shenjë uji, keni shumë intuitë dhe plot emocione. Por sikurse simboli i shenjës suaj, peshqit, edhe ju doni të notoni larg përballjeve dhe debateve. Po, e keni të vështirë të flisni për punën e re apo për raportin intim, por nuk mund t’i bëni bisht përgjithmonë. Plutoni, planeti i transformimit, ju ka ndihmuar të identifikoni nevojat tuaja që t’ua komunikoni të tjerëve. Kërkoni çfarë të doni, qoftë kjo në një marrëdhënie, në një martesë apo edhe nëse bëhet fjalë për para. Nëse nuk kërkoni, s’keni për të marrë kurrë çka doni. Me ardhjen e hënës së plotë do të merrni lajme të mira në aspektin profesional. Manifestoni sa më shumë dhe bollëku do të vijë bashkë me ciklet hënore. E meqë po flasim për bollëk, edhe ngarkesa emocionale s’do të mungojë. Ju i gjeni gëzime jetës edhe kur gjithçka rreth jush duket toskike.Eklipsi sjell ndryshime të papritura dhe ankth. Bëni një orë më shumë gjumë, futuni nën batanije dhe jepini kohë vetes të pushoni. Planeti fatlum, Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj më datë 27 tetor dhe si me magji, gjithçka do të jetë më e lehtë për ju. Miq të mirë, kolegë profesionistë, familjarë të dashur, të gjithë këta do t’ju gjenden pranë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor