Astroliving 4 Tetor 2022

Horoskopi i muajit tetor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Astroliving

SHIGJETARI

Mirë se erdhët në tetor! Ju jeni shenja e udhëtarëve, e dijetarëve e qoftë nëse po vizitoni një qytet apo po mësoni një gjuhë të re, jeni në rritje të vazhdueshme. Ja pse jeni ndier shumë të irrituar kur Mërkuri kaloi në prapavijë dhe ju hapi probleme me komunikimin. Për fat të mirë, gjithçka merr fund më 2 tetor, ndaj tetori do të jetë më pak stresues se shtatori. Duket se gjërat do të ecin më parë edhe kur Plutoni, sunduesi i botës së nëndheshme, përfundon prapavijën e tij dhe shkon te Bricjapi punëtor. Ky kalim do t’ju ndihmojë në komunikimin profesional. Hëna e re në Dash do të iluminojë aspektin e kënaqësisë. Tregohuni më të hapur me partnerët dhe mos kini frikë të provoni gjëra të reja. Kohët e fundit keni pasur disi probleme me gjumin, të cilat duhet t’i kompensoni.

Saturni do të kalojë në Ujor më datë 22 dhe do t’ju shtyjë të bëni atë që dini të bëni më mirë, të vini kufijtë e duhur me miqtë. Kjo nuk do të thotë të bëheni vetmitar, pas kush nuk do të dëgjojë historitë tuaja? Nëse respektoni kohën që duhet t’i kushtoni vetes dhe të gjeni ekuilibrin në jetën sociale, do të ndiheni më të lumtur. Ju jeni shenjë e zjarrit, ndaj sytë kthehen sapo kaloni. Data e vetme problematike do të jetë 25 tetori, gjatë së cilës ndodh hëna e re dhe eklipsi diellor, ndaj bëhuni gati për drama. Zakonisht i shpërfillni dramat që dëgjoni, por ankthi këtë herë s’do t’ju lërë të qetë. Beqarët janë të favorizuar të flirtojnë në fund të muajit pasi Marsi do t’i ndihmojë. Përpiquni të krijoni sa më shumë kujtime.

BRICJAPI

Mirë se erdhët në tetor! “Luaj fort dhe puno fort” është motoja për shumë të lindur të kësaj shenje. Muajin e kaluar jeni lidhur ngushtë emocionalisht me personat që ju rrinë afër. Mërkuri nuk është më në prapavijë që prej datës 2, ndaj dhe do të ndiheni si të rilindur. Yjet ju kanë nxitur që muajt e fundit të tregoheni më egoistë, të përqendroheni te vetja, të kanalizoni energjitë te pasionet dhe projektet profesionale që ju dhurojnë kënaqësi. Përse? Sa më të lumtur të jeni, aq më të përmbushur ndiheni. Bricjapët shpesh herë janë kritikë edhe në situata të papërshtatshme, ndaj në një marrëdhënie përqendrohuni te ëndrrat që keni, jo se çfarë bën gabim partneri. Fundjavën e datës 8 kalojeni me miqtë tuaj të dashur.

Nuk keni pse të shkoni në klube për të festuar arritjet tuaja. Një darkë e qetë duke parë filma mund të jetë nata e përsosur. Saturni, planeti juaj sundues përfundon prapavijën më datë 22 tetor. Ekuilibri do të jetë thelbi këtë muaj, pasi duhet të kuptoni se të gjithë kanë nevoja të ndryshme. Do ta gjeni veten duke kërkuar punë me orar më fleksibël. Jeni një shenjë ambicioze, që priret të punojë shumë. Shumë mirë që angazhoheni kaq shumë, por kujdes se po dëmtoni jetën personale. Mes të gjitha shenjave që duhet të bëjnë kujdes më datë 25 tetor, është edhe juaja, pasi hëna e re dhe eklipsi diellor do të sjellë paranojë, ankth dhe debate. Gjatë fundit të muajit do të ndiheni disi letargjik.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor