Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Mbretëresha e Danimarkës kërkoi falje pasi i hoqi titujt mbretërorë katër nipërve të saj, por nuk e ka anuluar vendimin.Mbretëresha Margrethe II tha se ajo dëshironte që monarkia të “mbahej me kohën” dhe se iu desh një kohë e gjatë për të marrë vendimin.Por theksoi se nënvlerësoi reagimin e familjes së saj dhe për këtë i vjen shumë keq. Vendimi u shpall javën e kaluar dhe do vendoset në zbatim vitin e ardhshëm.
“Titujt e princit dhe princeshës që ata kanë mbajtur deri më tani do t’i hiqen”, thuhet në deklaratën fillestare.Princi Joachim, djali i vogël i mbretëreshës Margrethe, tha se ishte i mërzitur nga ky vendim.
“S’është kurrë kënaqësi të shohësh fëmijët e tu të keqtrajtohen kështu”, tha ai për Ekstra Bladet. “Ata e gjejnë veten në një situatë që nuk e kuptojnë”.
Bashkëshortja e tij, Princesha Marie, tha se fëmija i saj më i vogël ishte bullizuar në shkollë pas këtij vendimi të Mbretëreshës.Në një intervistë, çifti tha gjithashtu se Margrethe nuk kishte folur me ta që kur u njoftuan ndryshimet.
Nipi i Mbreteshës, Princi Nikolai, tha se familja e tij ishte “tronditur” nga vendimi.Nga fillimi i vitit 2023, katër fëmijët e Joachimit, Princi Nikolai, 23 vjeç, Princi Felix, 20, Princi Henrik, 13 dhe Princesha Athena, 10 vjeç, do të njihen me titujt Konti dhe Kontesha e Monpezatit në vend të Princit dhe Princeshës. Pallati tha se kjo ishte dëshirë e monarkut danez për të pakësuar monarkinë.
“Madhështia e saj Mbretëresha dëshiron të krijojë kornizën që katër nipërit të jenë në gjendje të formësojnë jetën e tyre në një masë shumë më të madhe”, thuhej në deklaratën e javës së kaluar.
Por pas asaj që Margrethe i përshkroi si “reagime të forta” ndaj vendimit të saj, ajo kërkoi falje në një deklaratë të re për nënvlerësimin e reagimit.
“Askush nuk duhet të ketë dyshime se fëmijët, nuset dhe nipërit e mi janë gëzimi dhe krenaria ime e madhe. Tani shpresoj që ne si familje të gjejmë qetësinë për të gjetur rrugën përmes kësaj situate”, tha ajo.
Djali më i madh i mbretëreshës Margrethe II, Princi i Kurorës Frederik, është i pari në radhën e fronit. Katër fëmijët e tij do të ruajnë titujt e tyre. Gruaja e tij, Princesha e Kurorës Mary, mbështeti Mbretëreshën, duke thënë se “ndryshimi mund të jetë i vështirë dhe mund t’i mërzisë, por kjo nuk do të thotë se vendimi nuk është i duhuri”.
Mbretëresha daneze, 82 vjeçe, rezultoi pozitive me Covid-19 pasi mori pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ishte kushërira e saj e tretë.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...