Astroliving 4 Tetor 2022

Horoskopi i muajit tetor: PESHORJA dhe AKREPI

Astroliving

PESHORJA

Të dashura Peshore, muajin e shkuar i keni mbijetuar shumë problemeve për shkak të Mërkurit në prapavijë. Vonesa në punë, mesazhe të çuara gabimisht apo jeni ndier në siklet në një eveniment të rëndësishëm. Ndoshta u jeni kthyer edhe mesazheve të vjetra me një ish thjesht sa për të kaluar kohën. Gjatë tetorit do të përqendroheni më shumë te bukuria e së tashmes. Plutoni që mbyll prapavijën nënkupton se po afrojnë momente ndryshimi të mëdha. Ndonjëherë, gjërat e mira ndodhin ngadalë, dhe ju s’e keni vënë re këtë rritjen tuaj të brendshme. Ndaj, më datë 8 tetor, uluni dhe reflektoni sa shumë gjëra keni arritur dhe përgëzoni veten. Këtë fundjavë vishuni, dilni dhe kremtoni jetën me miqtë tuaj të ngushtë. Hëna e plotë e datës 9 do t’ju shtyjë ta ktheni vëmendjen te jeta juaj sentimentale.

Në evenimente të tilla qiellore, astrologët këshillojnë të mos hidhni hapa vendimtarë, por thjesht të ruani një profil të ulët. Venusi, planeti juaj sundues e çon fokusin te bukuria juaj, përveçse e jashtme, edhe tek ajo shpirtërore. Më datë 23, sezoni juaj mbyllet dhe nis ai i Akrepave. Kujdesuni më shumë për veten, ushqehuni më mirë, ushtrohuni, nisni trajtime për lëkurën. Mos harroni se trupi juaj është një tempull, që ju mund ta dekoroni si të dëshironi. Eklipset mund të jenë të bukur për t’u parë, por mos harroni se nxitin paranojën. Gjatë hënës së re dhe eklipsit diellor ju këshillojmë të qëndroni në shtëpi dhe të shikoni filmat e preferuar. Në fund të muajit, sigurohuni që të tjerët po respektojnë kufijtë që keni vënë. Shijoni ushqimin e mirë dhe s’ka problem nëse refuzoni ndonjë ftesë e parapëlqeni të rrini vetëm.

AKREPI

Gëzuar muajin tetor dhe kthimin e Diellit, të dashur Akrepa, teksa këtë muaj nis edhe sezoni juaj. Ka kaq shumë arsye për të festuar. Muaji i shkuar ka qenë shumë stresues, megjithatë, Mërkuri nuk është më në prapavijë dhe ju do ta hidhni ankthin pas krahëve. Kur Plutoni të kalojë në Bricjap më datë 8 tetor do t’ju shtyjë të merreni më shumë me veten dhe të përmbushni nevojat tuaja. E meqë ndikimi do të jetë i madh në miqësitë që do të krijoni, edhe statusi juaj shoqëror do të ndryshojë. Nëse jeni tërhequr nga miq mendjemëdhenj apo nga ata që s’ju japin asgjë, ndryshimet e miqve ju lëndojnë më shumë sesa kur mbyllni një marrëdhënie romantike. Plutoni është planet i drejtpërdrejtë, ndaj do të vlerësoni miqtë që kanë qenë me ju në çdo moment. Hëna e plotë në Dash më datë 9 tetor do t’ju nxitë të përqendroheni më së shumti te shëndeti dhe pushimi.

Ka ardhur momenti ta merrni më shtruar, të bëni një banjë të ngrohtë dhe t’i kushtoheni krijimtarisë. Punët nuk janë më aq të qeta pas datës 23, me kthimin diellor. Akrepa sensualë, misteriozë dhe krijues, në këtë periudhë të vitit të gjithë duan të jenë si ju, ndaj jeni të lirë të shisni mend. Në po të njëjtën datë, Venusi, planeti që sundon dashurinë, bukurinë dhe paratë kalon në shenjën tuaj. Bëni kujdes të vendosni një ekuilibër mes errësirës dhe dritës. Datën 25 shënojeni në kalendar si ditë pushimi, jo festimi. Hëna e re dhe eklipsi diellor sjellin ngjarje dramatike, të lidhura me paranojën dhe përfundime të papritura. Në fund të muajit do ta keni të vështirë të gjeni motivimin e duhur për të bërë përpara në aspektin profesional. Duket se gjithçka këtë muaj do të jetë e fokusuar te kënaqësia dhe te marrëdhëniet intime.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor