Astroliving 4 Tetor 2022

Horoskopi i muajit tetor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

LUANI

Mirë se erdhët në tetor! Si mbretërorët e zodiakut, këtë muaj do të keni shumë mundësi për të treguar pamjen tuaj të mrekullueshme. Problemet e komunikimit për shkak të Mërkurit në prapavijë morën fund e tani mund të përqendroheni te gëzimet e momentit, te dashuria dhe të mos e ktheni fare kokën pas. Duhet të pyesni veten në janë përmbushur fantazitë tuaja më intime, pasi me nisjen e sezonit të Akrepit, gjithçka do të fokusohet te dashuria për veten dhe kënaqësitë me partnerin. Nëse dikush nuk ia vlen, nuk do të humbni kohën kot. Fundjavën e datës 9 tetor shënojeni në kalendar, pasi është e favorizuara për kënaqësitë e trupit.

Ndonjëherë edhe luanët e madhërishëm janë të ndrojtur! Në datën 25 tetor vjen hëna e re dhe eklipsi diellor në Akrep. Kur dëgjoni fjalën “eklips” me siguri ju vijnë ndër mend syzet dhe xhamat e zinj për të parë këtë eveniment kozmik që kur ishit fëmijë. Megjithatë, astrologët ju këshillojnë të qëndroni brenda, pasi këto ndodhi të fuqishme në qiell mund të nxitin ankthin dhe paranojën. Të dashur Luanë, meqë planeti juaj sundues është Dielli, do të jeni më të ndjeshëm ndaj energjisë së eklipsit. Ndaj, tërhiquni paksa në atë periudhë, pasi izolimi do t’ju bëjë mirë. Marsi do të kalojë në prapavijë më datë 30 tetor në Binjakë. Nëse trupi ju sinjalizon se duhet të pushoni, besojini instinktit. Qëndroni dhe dilni vetëm me miq të besuar!

VIRGJËRESHA

Mirë se erdhët në tetor! Përveç Mërkurit që mbyll prapavijën e tij më datë 2 tetor dhe problemet e komunikimit zgjidhen, edhe Plutoni kthehet në gjendje të mirë. Ky i fundit do t’ju nxisë të plotësoni nevojat tuaja në punë, por edhe në jetën tuaj personale. Planeti i transformimit do të kalojë në Bricjap më datë 8 dhe ky kalim do t’ju japë më shumë vetëbesim. Virgjëreshat shpesh quhen perfeksionistet e zodiakut për detajet, por si vetmitare, shpesh fshihni edhe talentet që keni. Këtë periudhë do të tregoni dhëmbët, ndaj armiqtë tuaj të bëjnë kujdes se nuk ka shenjë më të fuqishme sesa një Virgjëreshë që tregon guximin. Edhe hëna e plotë do t’ju nxitë të çoni deri në fund këtë transformim drejt vetëbesimit.

Me nisjen e sezonit të Akrepit, duhet të përqafoni seksualitetin, të zgjidhni miqtë, partnerët, që ju duan për atë që jeni. Gjatë muajve të fundit, keni krijuar shumë miqësi të reja dhe keni marrë pjesë në shumë festa, ndërsa tani doni vetëm të flini. Por, jo, e vetmja natë që duhet të mbylleni brenda në shtëpi është ajo e hënës së re dhe eklipsit diellor, e cila do të sjellë drama të vërteta. Ato ditë do të karakterizohen nga zënkat dhe ankthi. Në javën e fundit të muajit të gjitha shenjat do të festojnë. Askush s’do t’ju gjykojë nëse ju do ta festoni festën e frikshme të fund muajit në një darkë intime me pak miq e jo nëpër klube nate.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor