Astroliving 4 Tetor 2022

Horoskopi i muajit tetor: DASHI dhe DEMI

Astroliving

DASHI

Mirë se erdhët në tetor! Fundi i shtatorit ka qenë i mbushur me drama të ndryshme për ju, teksa Mërkuri përfundon prapavijën më datë 2 tetor. Këto kanë qenë javë rraskapitëse dhe nëse trupi ju thotë të pushoni, dëgjojeni. Gjatë javës së parë të tetorit do të ndieni dëshirën të rregulloni dollapët apo edhe të ndryshoni mobiliet në shtëpi. Po mbusheni me energjinë që ju mungonte. Plutoni, edhe pse sundues i botës së nëndheshme, më së shumti ndikon te transformimet. Ndikimi i tij do t’ju shtyjë të ndryshoni ambientet familjare, të krijoni një hapësirë të rehatshme dhe të shenjtë për ju. Hëna e plotë mund të duket i bukur si fenomen, por juve ju ngarkon me emocione. Disa prej jush mund t’i japin fund marrëdhënies me një familjar apo partner e të shpërngulen diku tjetër. Më datë 9 shënohet edhe fundi i ciklit të ndryshimeve.Këtë muaj nuk e përfundon prapavijën vetëm Mërkuri dhe Plutoni. Saturni, planeti i përgjegjësive kalon direkt në Ujor e tanimë ju inkurajon të vendosni disa kufij mes miqve tuaj.

Gjatë gjysmës së parë të tetorit do të jeni të përqendruar te shtëpia juaj, pasi shumë shpejt nis sezoni i Akrepit të frikshëm. Nuk jeni në humor të socializoheni. Kur Venusi, planeti i bukurisë, parave dhe dashurisë kalon në Akrep më 23 tetor, do t’i kushtoni më shumë rëndësi vetes me trajtime të ndryshme. Sezoni i Akrepit është periudha e transformimit për të lindurit në shenjën e Dashit. Javët në vazhdim do të sjellin transformim shpirtëror dhe emocional. Edhe ankthi nuk do të mungojë herë pas here, sidomos gjatë hënës së re dhe eklipsit diellor më datë 25 tetor. Rrini më shumë me kafshët tuaja shtëpiake, miqtë e besuar ose shijoni ushqimin tuaj të parapëlqyer në rehatinë e shtëpisë. Tetori do të mbyllet me Marsin që kalon në prapavijë, gjë që do të sjellë vonesa në nënshkrimin e marrëveshjeve apo në logjistikë. Ju jeni shenjë e zjarrit dhe si e para e zodiakut, doni t’i arrini gjërat sa hap e mbyll sytë. Ushtrojeni durimin duke medituar apo duke eksperimentuar me pasionet tuaja.

DEMI

Mirë se erdhët në tetor! Muajin e shkuar, kur Mërkuri, planeti i komunikimit kaloi në prapavijë, ju keni vënë në sprovë durimin. Një kompjuter i prishur, një mesazh i palexuar, ndoshta edhe një ish që ka shkruar pas shumë kohësh sa për t’ju vënë në siklet. Për fat të mirë, gjithçka merr fund në datën 2 dhe ju do të përqendroheni më shumë te kënaqësia, po, edhe te marrëdhëniet seksuale. Në momentin që ju dhe partnerët keni një komunikim të shëndetshëm, gjithçka tjetër shkon fjollë. Ju jeni shenja të tokës dhe kur jeta juaj sentimentale shkon mirë, atëherë edhe ju ndiheni të qëndrueshëm. Përgatituni për një nxitje miqësore dhe inkurajuese për të nisur diçka. Kur Plutoni u fut në prapavijë që në prill, u detyruat të ndryshonit shumë gjëra në jetën tuaj. U bëtë më të sinqertë me partnerët dhe me dëshirat tuaja, si romantike, edhe fizike.

Hëna e plotë në Dash në datën 9 do t’ju inkurajojë të provoni shumë gjëra të reja. Sezoni i Akrepit që nis më datë 23 është emocionues edhe për ju, pasi energjia seksuale e tyre ju tërheq shumë. I gjithë muaji është periudhë fantastike që edhe të vetmuarit të gjejnë dikë. Sapo planeti juaj sundues, Venusi romantik të kalojë në Akrep po më datë 23, jini të lumtur. Ndonjëherë lumturia është më shumë çështje zgjedhjeje sesa rezultat i një situate. Eklipsi diellor për fat të keq sjell ndjesi ankthi dhe paranoje, ndaj merreni më shtruar në ato ditë. Fiks para Hallouinit, Marsi kalon në prapavijë në Binjakë më datë 30 e si agresiv që është, do ta keni më të vështirë të mbroni veten në situata të ndryshme. Më mirë ndizni qirinj dhe qëndroni me partnerët, pasi tetori ka si fokus vetëm dashurinë për të lindurit e kësaj shenje.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor