
Gurabije në formë hëne me bajame të pjekura
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking PËRBËRËSIT: 400 g gjalpë, 1 filxhan kafeje sheqer, 1 filxhan kafeje Disaronno (op...
Mirë se vjen tetor. Një nga muajt më të vështirë për t'u trajtuar përsa i përket garderobës, pasi shënon mesin e stinës vjeshtë-dimër: nga njëra anë janë tendencat e reja dhe nga ana tjetër janë kushtet e motit që nuk të favorizojnë ndonjëherë. Si të vishemi kur para garderobës e vetmja gjë e sigurt është pavendosmëria?
Ja 5 veshjet që duhen provuar për tetorin 2022, të cilat përziejnë prakticitetin dhe stilin.
Me një pardesy, për çdo ditë
Veshje tipike vjeshte, pardesyja rishfaqet edhe në veshjet e sezonit të ftohtë 2022. Aleat i përsosur për të përballuar ditët me mot të paqendrueshëm, ju lejon të krijoni veshje të zgjuara me shtresa. Modeli ku mund të fokusoheni është ai në ngjyrë balte dhe ulliri. Për ta kombinuar në look-un e përditshëm, mjafton ta vishni me rripin e lidhur dhe të zgjidhni bluzë me mëngë të gjata dhe pantallona të thjeshta të zeza. Këpucët mund të jenë një palë balerina të sheshta.
E domosdoshme: fundi transparent
Ky stil ka sunduar kudo në rrugë në Javën e Modës në Milano Pranverë-Verë 2023, falë modelit Prada që është gati të kthehet në një kult. Fundi transparent, i cili sjell një ide të të brendshmeve në veshjen e tetorit 2022, është i domosdoshëm për t'u kopjuar pas orës 20:00. Për ta veshur në mënyrë të sofistikuar mjafton një xhaketë sportive dhe një pulovër oversize dhe sandale.
Një ide për të veshur disa shtresa: triko, fustan dhe jakë
Mund të jeni edhe ngrohtë edhe elegante. Miksi që do të provoni në tetor përbëhet nga triko XXL, fustan këmishë xhins dhe jakë e hollë klasike. Këto tre materiale bashkojnë trendet e momentit. Për t'u kombinuar mund të përdorni çizme të thjeshta deri tek gjuri. Për më të aftët në artin e stilimit, detajet boho përshtaten në mënyrë perfekte.
Xhaketë sportive me shije vintage
Mund ta kompletoni pamjen deri në detajet më të vogla, një këmishë polo e thurur me ngjyra dhe mokasina kamoshi të konsumuara, të theksuara nga çorape të bardha.
Ngjyra e muajit: çokollata
Ngjyra e çokollatës është një nga gjërat thelbësore për sezonin Vjeshtë-Dimër 2022/2023. Nuancat me të cilat shkon më mirë përsa i përket shijes? Mente jeshile, krem e bardhë dhe e zezë.
Lëkura në këtë nuancë është një nga zgjedhjet më të rafinuara për vjeshtë.
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking PËRBËRËSIT: 400 g gjalpë, 1 filxhan kafeje sheqer, 1 filxhan kafeje Disaronno (op...
Thonë që nuk është etike t’u përmendësh vitet zonjave, por në rastin e Vera Gabockës, nuk mund të rrimë...
Të enjten e 23 Marsit besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në kalendarin islam,...