Tendencat e fundit te modes 1 Tetor 2022

Victoria Beckham “pushton” Parisin, bind edhe më skeptikët me koleksionin e ri në Javën e modës

Tendencat e fundit te modes

Stilistja Victoria Beckham është shfaqur triumfuese në Javën e modës në Paris, e para shfaqje për të në kryeqytetin e modës. Koleksioni ka bindur edhe më skeptikët, madje ka shuar edhe thashethemet për një marrëdhënie të tensionuar me nusen e djalit. A mundet një Spice Girl të tërheqë elegancën franceze? Victoria Beckham ka bindur jo vetëm skeptikët e modës në Nju Jork dhe Londër, por ajo ka sjellë një koleksion të mrekullueshëm edhe në kryeqytetin francez të stilit, duke thyer çdo pritshmëri.

 “Parisi është ëndrra më e madhe”, tha Beckham përpara shfaqjes së organizuar në manastiret prej guri të kishës baroke Val de Grace. "Është një moment shumë I rëndësishëm."

Edhe pse stilistja këmbënguli se ishte më shumë e emocionuar sesa nervoze, kjo është një kohë sfiduese për markën e saj, sidomos pas thashethemeve në media për marrëdhënien e tensionuar me nusen e saj, e cila qendronte në rresht të parë në pasarelë bashkë me të birin, Brooklyn. Koleksioni ishte mahnitës. Fustanet prej sateni kishin një prerje elegante, me rripa delikate dhe të zbukuruara me thekë mëndafshi që preknin shpatullat e zhveshura të modeleve. Beckham beson se klienti i saj dëshiron atë që ajo vetë dëshiron:

"Një fustan seksi që është i lehtë për t'u veshur. Kjo është ajo që më pëlqen më së shumti dhe nuk do të shqetësohem për këtë”, është shprehur stilistja.


"Një vit më parë, ne nuk ishim në gjendje të bënim një shfaqje. Duhej të ndërtonim një ekip krejtësisht të ri. Si një markë e pavarur, të kalosh pandeminë dhe të jesh këtu, e pranuar nga komuniteti francez i modës, është një punë e madhe,” nënvizoi ajo.Për shfaqjen, Beckham veshi një version të zi të një fustani jeshil, me të cilin sfiloi në pasarelë modelja Bella Hadid.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor