Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Një javë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u kërkoi konsumatorëve shqiptarë të mos përdornin salsiçet "Wudy" për shkak të praninë së Listeria monocytogenes STI55, një lloj bakteri që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut (Lexoni: AKU ngre alarmin dhe u bën thirrje qytetarëve: Mos e konsumoni këtë produkt, kthejeni në dyqanet ku e keni blerë).
Së fundmi, drejtoresha e këtij institucioni, ka deklaruar se produktet “Wudy” që kanë hyrë në Shqipëri janë të sigurta, të certifikuara dhe nuk janë prekur nga virusi “Listeria”.
Pak ditë më parë, kompania italiane “Aia”, e cila prodhon ndër të tjera edhe “Wudy”, raportoi në strukturat përkatëse të Bashkimit Europian se disa prej produkteve të saj janë kompromentuar, për shkak të anomalive në një prej impianteve të saj të pasterizimit. Ky njoftim i shoqërisë “AIA” iu shpërnda menjëherë 32 vendeve që importojnë produktet “Wudy”, përfshirë shtete të Bashkimit Europian apo edhe të tjerë, ku hyn edhe Shqipëria.
Kompania mëmë njoftoi gjithashtu se ka nisur tërheqjen nga tregu të disa lotëve të produktit “Wudy”, për të kryer ri-verifikimet dhe për të ri-hedhur në treg. Një masë e tillë është marrë edhe nga autoritetet shqiptarë, siç deklaron drjetoresha e AKU-së, Jeta Dedja.
“Wudy që kanë hyrë në Shqipëri nuk kanë pasur problematika. E kemi këtë siguri, pasi produktet që hyjnë rregullisht në pikat tona kufitare kanë garancinë nga autoritetet homologe, të cilat lëshojnë çeritifikatat përkatëse. Po ashtu, edhe Instituti i Shëndetit Publik thotë që nuk janë evidentuar raste të kontaminuara në produktet Wudy që kanë hyrë në vendin tonë”, shtoi ajo.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...