Guide per shendetin 29 Shtator 2022

Nuk bëhet fjalë për shtrëngimin në kraharor, 6 shenjat paralajmëruese të sulmit në zemër

Guide per shendetin

Ndjesia e shtrëngimit në gjoks është shenja klasike e një sulmi në zemër, por ai mund të vijë edhe pa dhembje kraharori, sidomos te gratë.

Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse përjetoni një nga simptomat e mëposhtme:

1 – Marramendje
Shumica e sulmeve në zemër nuk shkaktojnë humbjen e papritur të vetëdijes, por ato mund të pakësojnë ose të ndërpresin rrjedhjen e gjakut që çon oksigjen në zemër dhe në tru, gjë që mund t’ju bëjë të përjetoni paqartësi.

2 – Dhembje në pjesën e sipërme të trupit
Zemra jonë nuk ka shumë mbaresa nervore, kështu që ndonjëherë ndan një rrugë me nervat e pjesëve të tjera të trupit, duke shkaktuar dhembje që ndihen në shpinë, shpatulla, krahë, qafë ose nofull.

3 – Lodhje e pajustifikuar
Ndjenja e lodhjes pas një nate pa gjumë ose një dite stresuese është normale, por më shumë se gjysma e grave ndihen të lodhura ose kanë dobësi trupore për më shumë se një muaj përpara se të pësojnë një atak në zemër.

4 – Djersitje
Me përjashtim të rasteve kur jeni duke kaluar menopauzën ose keni kryer aktivitet fizik, djersët e ftohta mund të sinjalizojnë një sulm në zemër.

5 – Të përziera
Një sulm në zemër mund të shkaktojë të përziera, një situatë e cila ndodh më shpesh te femrat sesa te meshkujt (shumë prej tyre gjithashtu ndihen sikur po preken nga gripi para një sulmi në zemër). Nëse keni të përziera të papritura dhe konstante që nuk vijnë nga ushqimi i konsumuar, duhet të shkoni te mjeku.

6 – Frymëmarrje e shpeshtë
Nëse ushtrimet fizike të një ngarkese normale ju duken të papërballueshme, duhet të bëni një vizitë me mjekun. Nëse papritur frymëmarrja ju vështirësohet sikur të ishit duke ngjitur shkallët dhe nuk mund të qetësoheni duhet t’i telefononi urgjencës.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor