Guide per shendetin 28 Shtator 2022

Vetmia mund t'ju plakë më shpejt se pirja e duhanit

Guide per shendetin

Tashmë është vërtetuar se të qenit i vetmuar, mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj mendor. Por mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin tuaj fizik - veçanërisht, duke përshpejtuar procesin e plakjes së trupit tuaj.Një studim i fundit zbuloi se vetmia rrit moshën biologjike të njerëzve më shumë sesa pirja e rregullt e duhanit.

Studiuesit që qëndrojnë pas hulumtimit, nga kompania e bioteknologjisë Deep Longevity në Hong-Kong thanë se ishin të befasuar kur panë se sa ndikim mund të kenë faktorët psikologjikë në plakje, krahasuar me faktorët fizikë të vendosur siç është zakoni i pirjes së duhanit.

Për të arritur rezultatet studiuesit, përdorën një "ageing clock" për të testuar gjakun dhe të dhënat biometrike nga 12,000 të rritur kinezë.

"Ageing clock identifikon gjurmët e plakjes duke inspektuar moshën kronologjike”, tha një studiues.Pas analizimit të të dhënave të mbi 11,000 të rriturve kinezë, ora përcaktoi se pirja e duhanit shtoi me rreth 1.25 vjet plakjen.Megjithatë, ndjenja e vetmisë e shtoi me 1.65 vjet.

Megjithatë, nuk ishte ndjenja e vetme që kontribuoi në këtë përshpejtim, frika, dëshpërimi, depresioni, pakënaqësia dhe gjumi i dobët ndikuan gjithashtu.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor