Femijet 28 Shtator 2022

Lira Gjika: Goja është e vetmja zonë erogjene e fëmijëve, i përdhunoni nëse i ushqeni me zor

Femijet

Sa herë bëhet fjalë për kujdesin ndaj fëmijëve, pediatrja Lira Gjika nuk njeh kompromis. Ajo i qëndron fort parimeve shkencore, me të vetmin qëllim më të lartë, mirëqenien dhe mirërritjen e fëmijëve.

E ftuar së fundmi në programin "Rudina", ndër të tjera ajo cilësoi disa veprime që konsiderohen si dhunë ndaj fëmijëve dhe kurrsesi nuk duhet të kryhen nga ana e prindërve. Për shembull, ushqyerjen e fëmijëve me zor ajo e quan përdhunim.

Pediatrja shpjegon se deri në moshën 2-vjeçare, fëmijët shijojnë dhe perceptojnë vetëm me anë të gojës dhe ajo është e vetmja zonë erogjene e tyre. Për këtë arsye, dhënia e ushqimit me zor mund të konsiderohet përdhunim dhe ajo shprehu qëndrimin e saj kundër këtij veprimi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor