Shtepia 19 Shtator 2022

Jo vetëm rreziku nga zjarri, pse gatimi dhe ngrohja me gaz na "kërcënon" jetën çdo ditë

Shtepia

Ndoshta nuk e dinit por mënyra se si gatuani mund t'ju ekspozojë ndaj sëmundjeve vdekjeprurëse juve dhe fëmijët tuaj.Gazi mund të duket sikur ju bën të kurseni por mund të jetë fajtor për shumë sëmundje të tjera, paralajmërojnë ekspertët.

Sobat me gaz, të përdorura gjerësisht nga shumica e familjeve,  mund t'i vënë familjet në rrezik të disa sëmundjeve vdekjeprurëse duke lëshuar të njëjtat grimca që dalin edhe nga makinat dhe kamionët.

Një profesor i shëndetit mjedisor në Universitetin e Bostonit në SHBA, tha se sobat ndotin shtëpitë me dioksid azoti (NO2). Gazi mund të shkaktojë astmë tek fëmijët dhe të vendosë të rriturit në rrezik të kancerit, shpjegoi Dr Levy në një artikull që shkroi në Conversation. Substancat ndotëse më shpesh gjenden në autostrada por, duke qenë se kuzhinat janë hapësira të mbyllura, kur gazi është i pranishëm në shtëpi, familjet janë shumë më të rrezikuara për t'u ekspozuar ndaj vetive të tij që shkaktojnë kancer dhe astmë.

Madhësia e shtëpisë dhe cilësia e ventilimit gjithashtu luajnë një rol, shpjegoi Dr Levy."Ky gaz mund të prekë edhe të rriturit astmatikë dhe kontribuon si në zhvillimin ashtu edhe në përkeqësimin e sëmundjes kronike obstruktive pulmonare," shtoi ai. Një studim holandez zbuloi se njerëzit me soba me gaz kishin 42 për qind më shumë gjasa të zhvillonin astmë.

Edhe kur janë të fikura, sobat lëshojnë kimikate si metani, i cili jo vetëm që dëmton mjedisin, por gjithashtu mund të shkaktojë rrahje të shpejta të zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje te njerëzit. Kur soba me gaz është e fikur lëshon gjithashtu benzen - një kimikat i lidhur me kancere të ndryshme duke përfshirë leuçeminë. Një studim i fundit amerikan zbuloi se 95 për qind e sobave me gaz çlirojnë gazin që shkakton kancer. Ndërkohë, pozicioni i industrisë së gazit është se sobat me gaz janë një burim i vogël i ndotësve të ajrit të brendshëm. Për të reduktuar ekspozimin e familjeve tuaja ndaj gazrave të dëmshëm, Dr Levy sugjeroi të përpiqeni të përmirësoni ventilimin.

Përshtati: Living

Burimi: The Sun

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor