Tendencat e fundit te modes 14 Shtator 2022

Është koha të ndërroni gardërobën, këto janë veshjet që i duhen çdo fëmije gjatë sezonit të vjeshtës

Tendencat e fundit te modes

Ndonëse temperaturat e ngrohta të këtij mes shtatori na bëjnë akoma "të ëndërrojmë" për një verë që s'ka fund, vjeshta pritet të trokasë së shpejti e bashkë me të edhe ndërrimi i gardërobës. Nëse pyetja që ju mundon më së shumti është "Si t'i veshim fëmijët këtë sezon?" Mayoral, lider i padiskutueshëm i prodhimit të veshjeve për fëmijë nga 0-16 vjeç, është zgjidhja e duhur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Making Friends Albania (@makingfriends.al)

CILËSIA dhe KOMODITETI janë dy termat që përcaktojnë më së miri koleksionin vjeshtë-dimër të brand-it të suksesshëm spanjoll. Të frymëzuara nga natyra printet, teksturat dhe ngjyrat e dizajneve të këtij koleksioni, krijojnë një ndjesi komoditeti përmes veshjeve funksionale dhe në modë.

Zbuloni se cilat janë veshjet që duhet të keni këtë sezon

Xhupat me mbushje

Anoracs ose xhupat me mbushje janë shumë në modë këtë sezon. Komode dhe tejet praktike, modelet e koleksionit vjeshtë-dimër mund të përdoren nga të dyja anët. Punimi karakteristik me tegel eksploron forma të reja si rrethore, të drejta ose rombe duke rinovuar kësisoj anën e tyre estetike.

Punimi me thurje

Punimi me thurje, protagonisti i vërtetë i këtij sezoni, rikthehet me stile të reja. Kardigani është i domosdoshëm në koleksionin e djemve, ndërsa koleksioni i vajzave përmban jelekë, të kombinuar me fustane me motive lulesh apo këmisha me jakë maxi, si dhe pulovra me reliev dhe qëndisma, veçanërisht ato me motive country.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Making Friends Albania (@makingfriends.al)

Xhinsi

Pavarësisht stinës në të cilën ndodhemi, xhinsi nuk duhet mungojë kurrë në gardërobën tuaj. Përveç siluetave klasike, duhet të keni gjithashtu pantallona të gjera dhe veshje xhins me rripa.

Teksturat

Rënia e temperaturave nuk ka pse t'ju trembë, pasi teksturat e veshjeve të Mayoral do t'ju mbajnë ngrohtë. Pantallonat e kadifenjta, xhaketat me lesh sintetik dhe poliestër, veshjet e pelushit dhe fanellat do t'ju pasurojnë pamjen e vogëlushëve tuaj dhe do të jenë aleatët e tyre më të mirë në ditët e ftohta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Making Friends Albania (@makingfriends.al)

Printet

Nga elementët e universit të lojërave, te flora dhe fauna e pyllit, pa harruar kuadratët klasikë, printet e këtij koleksioni eksplorojnë një spektër të gjerë për çdo shije. Blloqet e ngjyrave, të pranishme në të gjitha llojet e veshjeve, gërshetohen me elementët gjeometrikë dhe me një gamë nuancash të kundërta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Making Friends Albania (@makingfriends.al)

Veshjet e përditshme

Veshjet e përditshme zgjedhin një stil më të rastësishëm dhe sportiv, veçanërisht të rëndësishëm në bluzat, të cilat kanë mëngë të patinazhit, si dhe jakë dhe mëngë, të kombinuara me pantallonatë frymëzuara nga stili urban.

Boho romantike

Koleksioni i vajzave dominohet nga ngjyrat e tokës, ku spikasin detajet e mjeshtërisë së punës me dorë. Ai përmban fustane dhe bluza (që kombinohen me paliçetat) me motivet e hojeve të mjaltit, mëngë të mbledhura, jakë maxi, mëngë të fryra dhe printet me lule.

Aksesorët plotësues

Koleksioni vjeshtë-dimër 2022 nuk përmban vetëm veshje, por edhe akesorë plotësues siç janë kapelat në formë kove, një MUST i pakohë në çdo sezon. Ju mund t'i përshtasni sipas dëshirës me pëlhurat dhe teksturat e trasha. Fanny packs, ose siç njihen ndryshe çantat marsupio, vazhdojnë të shquhen për komoditetin dhe funksionalitetin e tyre. Te çantat marsupio për vajza, rripi me ndarje të vogla, ka një funksion praktik, por edhe estetik. Çantat e shpinës duken më trendy falë shumëllojshmërisë së ngjyrave të përdorura.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor