Ëmbëlsira 7 Shtator 2022

Kek me mollë

Ëmbëlsira

Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM: 200 g gjalpë në temperaturë ambienti, 140 g miell pa gluten, 70 g niseshte, 120 g sheqer, 3-4 mollë, 3 vezë, 1 limon organik-lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur, 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g), 3 lugë sheqer kaf, 1 lugë kanellë pluhur.

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Mollët e qëruara i presim në kubikë dhe, pasi i lyejmë me lëngun e limonit, i lëmë mënjanë. Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë vezët një nga një dhe së fundi miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë. Shtojmë gjysmat e mollëve dhe tani i përziejmë me spatul. Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose të lyer me gjalpë e miell. Shpërndajmë mbi brumë mollët që na kanë mbetur, në mënyrë të çrregullt, i spërkasim sipër me sheqerin dhe kanellën dhe e vëmë të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor