Orakulli i kuzhinës 4 Shtator 2022

Çdo tigan ka një vrimë në fund të bishtit që nuk shërben vetëm për t'u varur, do t'ju habisë përdorimi tjetër i saj

Orakulli i kuzhinës

Të gjithë mund të keni vënë re se tigani ka një bisht, i cili shërben rëndom për t'u varur. Por kuzhinierët profesionistë e përdorin për ta vënë aty garuzhden ose lugën me të cilën përziejnë atë që po gatuajnë.

Nëse keni menduar që vrima në skaj të dorëzës së tenxheres është aty vetëm për arsye estetike, atëherë e keni gabim. Së pari, kjo vrimë është e dedikuar që tigani mund të varet kur është jashtë përdorimit, si edhe më lehtë të thahet pas larjes; mirëpo ka një qëllim edhe më praktik.

Kuzhinierët profesionistë këtë vrimë e përdorin si mbajtës për garuzhden gjatë zierjes, sepse në këtë mënyrë vegla është gjithmonë afër, por kur ta provoni këtë truk, edhe vetë do të jeni të kënaqur se sa prakticitet do t'ju ofrojë.

Në këtë mënyrë, gjithashtu, do të pengoni që lëngu nga garuzhdja të pikojë anash. Pra, është shumë praktike dhe jo rastësisht ndodhet një vrimë në çdo tigan.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor