Shendeti mendor 2 Shtator 2022

Pozitiviteti toksik, pse këshillat për t’u treguar gjithë kohës optimist na dëmtojnë

Shendeti mendor

Pozitiviteti toksik është të besosh se pavarësisht se sa e vështirë është një situatë, njerëzit duhet të mbajnë një mentalitet pozitiv. Është një qasje që duhet të kesh vetëm reagime pozitive ndaj jetës. Ëshrtë e vërtetë se ka plot përfitime të jesh optimist dhe nana bën mirë, por pozitiviteti toksik është të mos përjetosh emocionet e dhimbshme në favor të një fasade të gëzuar, shpesh fals pozitiv.

Të gjithë e dimë se të kesh një këndvështrim pozitiv për jetën është mirë për mirëqenien tënde mendore. Problemi është se jeta nuk është gjithmonë pozitive. Ne të gjithë përballemi me emocione dhe përvoja të dhimbshme. Këto emocione, megjithëse shpesh të pakëndshme, janë të rëndësishme dhe duhet të ndjehen dhe trajtohen hapur.

Format e pozitivitetit toksik: Pozitiviteti toksik mund të marrë forma të ndryshme. Disa shembuj që mund të keni hasur në jetën tuaj: Kur ndodh diçka e keqe, si humbja e punës, njerëzit ju thonë që “shikoni anën e mirë”, apo “çdo gjë ndodh për një arsye të mirë”. Komente të tilla sigurisht janë dashamirëse, por atomund të jenë gjithashtu një mënyrë për të mbyllur çdo gjë që mund të dëshironi të thoni për atë që po përjetoni.Ndërsa njerëzit shpesh bëjnë deklarata të tilla sepse besojnë se janë ngushëlluese, kjo është gjithashtu një mënyrë për të shmangur dhimbjen e dikujt tjetër. Duhet të kuptoni se s’keni pse të përballeni me njerëzit sepse ata jua kanë thënë këto përgjigje për t’ju ngushëlluar, por mos lejoni t’ju fajësojnë që s’po mendoni pozitivisht.

Pozitiviteti toksik u mohon njerëzve mbështetjen autentike që u nevojitet për të përballuar atë që po përballen. Pse është i dëmshmëm Pozitiviteti toksik në fakt mund të dëmtojë njerëzit që po kalojnë periudha të vështira. Në vend që të jenë në gjendje të ndajnë emocione të vërteta njerëzore dhe të fitojnë mbështetje të pakushtëzuar, njerëzit që kanë nevojë shohin se ndjenjat e tyre shpërfillen, injorohen dhe duket sikur s’kanë vlerë. Kur dikush vuan, ai duhet të dijë se emocionet e tij janë të vlefshme, por se mund të gjejë lehtësim dhe dashuri tek miqtë dhe familja.

Pozitiviteti toksik u tregon njerëzve se emocionet që ata ndjejnë janë të papranueshme.

Shkakton faj: dërgon një mesazh se nëse nuk po gjen një mënyrë për t'u ndjerë pozitiv, edhe përballë tragjedisë, po bën diçka të gabuar.

Ai shmang emocionet autentike njerëzore: Pozitiviteti toksik funksionon si një mekanizëm shmangieje. Kur njerëzit e tjerë përfshihen në këtë lloj sjelljeje, kjo u lejon atyre të anashkalojnë situatat emocionale që mund t'i bëjnë ata të ndihen keq. Por ndonjëherë ne i kthejmë të njëjtat ide mbi veten tonë, duke i përvetësuar këto ide toksike. Kur ndiejmë emocione jo të mira, atëherë ne i refuzojmë, i hedhim poshtë dhe i mohojmë ato.

Pozitiviteti toksik parandalon rritjen tonë: Na lejon të shmangim ndjesinë e gjërave që mund të jenë të dhimbshme, por gjithashtu na mohon aftësinë për t'u përballur me ndjenjat sfiduese që përfundimisht mund të çojnë në rritje dhe njohuri më të thella.

Si ta kuptoni që “pozitiviteti” juaj apo i dikujt tjetër është toksik për ju:

I shmangni problemet në vend që të përballeni me to Ndjeheni në faj kur ndiheni të trishtuar, të zemëruar apo të zhgënjyer. Fshihni ndjenjat e vërteta pas citimeve pozitive që duken të pranueshme nga shoqëria. Minimizimi i ndjenjave të njerëzve të tjerë, sepse ato ju bëjnë të mos ndiheni rehat Turpërimi i njerëzve të tjerë kur ata nuk kanë një qëndrim pozitiv Përpjekja për të qenë stoik ose për të "kapërcyer" emocionet e dhimbshme Si të shmangni pozitivitetin toksik Nëse jeni prekur nga pozitiviteti toksik - ose nëse e njihni këtë lloj sjelljeje në veten tuaj - ka gjëra që mund të bëni për të zhvilluar një qasje më të shëndetshme dhe më mbështetëse.

Disa ide përfshijnë: Menaxhoni emocionet tuaja negative, por mos i mohoni ato.

Emocionet negative mund të shkaktojnë stres kur nuk kontrollohen,1 por ato gjithashtu mund të sigurojnë informacione dhe përvoja të vlefshme për jetën tuaj. Jini realistë për atë që duhet të ndjeni. Kur jeni duke u përballur me një situatë stresuese, është normale të ndiheni të stresuar, të shqetësuar apo edhe të frikësuar. Mos prisni shumë nga vetja.

Përqendrohuni në kujdesin për veten dhe marrjen e hapave që mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës suaj. Është në rregull të ndjesh më shumë se një lloj ndjesie. Nëse jeni duke u përballur me një sfidë, është e mundur të ndiheni nervoz për të ardhmen dhe gjithashtu të shpresoni se do të keni sukses. Emocionet tuaja janë po aq komplekse sa edhe vetë situata. Përqendrohuni te dëgjoni të tjerët dhe të tregoni mbështetje. Kur dikush shpreh një emocion të vështirë, mos e mbyllni me thënie toksike. Në vend të kësaj, le ta dinë se ajo që po ndiejnë është normale dhe se ju jeni aty për t’i dëgjuar. Vini re se si ndiheni. Ndjekja e influencërave "pozitive" të mediave sociale ndonjëherë mund të shërbejë si burim frymëzimi, por kushtojini vëmendje se si ndiheni pasi shikoni dhe ndërveproni me një përmbajtje të tillë. Nëse ju mbetet një ndjenjë turpi ose faji pasi keni parë postime "pozitive", kjo mund të jetë për shkak të pozitivitetit toksik. Në raste të tilla, merrni parasysh kufizimin e konsumit tuaj të mediave sociale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor