Keshilla bukurie 2 Shtator 2022

Keni apo preferoni thonj të shkurtër? Truku për t'i bërë të duken si të gjatë

Keshilla bukurie

Nëse keni thonj të shkurtër, nuk ju rriten shpejt, apo i preferoni vetë t'i mbani të shkurtër, ekziston një trend që do t’i bëjë të duken të gjatë. Tendencat e thonjve nuk sugjerojnë vetëm për ngjyrën apo formën.

Truku për të pasur efektin e thonjve të gjatë nuk është i ri, por shfaqet gjithnjë e më shpesh në rrjetet tona sociale. Ky është manikyri italian.

Çfarë është manikyri italian?

Pas manikyrit rus, shohim që manikyri italian po bëhet bëhet shumë viral. Kjo është një teknikë, ku artisti fillon të përhapë llakun në të gjithë sipërfaqen e thoit, shumë afër kutikulave. Megjithatë, nuk mbulon të gjithë sipërfaqen, por lë një boshllëk të vogël në anët nga të dyja anët.

Kështu krijohet iluzioni se thonjtë janë më të gjatë dhe më elegant. Mund ta bëni në të gjitha format dhe ngjyrat. Është e lehtë për ta bërë edhe në shtëpi nëse i rregulloni thonjtë tuaj. Trendi është bërë viral në TikTok dhe dalëngadalë po fillon të shfaqet edhe në Instagram.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor