Ëmbëlsira 1 Shtator 2022

Krostatë me ricotta dhe çokollatë

Ëmbëlsira

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN FROLLA PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM: • 350 g miell tipi 00 • 100 g sheqer • 1 vezë dhe 1 e verdhë veze • 150 g gjalpë i prerë në kubikë, i ftohtë nga frigoriferi • 1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira e mbushur rrafsh, për ta bërë më të shkrifët brumin (receta origjinale e brumit frolla nuk e ka) • lëkura e grirë në rende e 1 limoni organik • një majë thike kripë.

PËRBËRËSIT PËR KREMIN ME RICOTTA DHE ÇOKOLLATË: •500 g ricotta • 100 g sheqer • lëkura e grirë në rende e 1 portokalli organik • 50 g çokollatë e zezë e grirë në thërrime • 1 vezë • sheqer pluhur • Në disa familje çokollatën dhe lëkurën e portokallit i zëvendësojnë me 2 lugë liker “Limoncello”.

PËRGATITJA E BRUMIT: Në një tepsi hedhim miellin, bëjmë një gropë në mes dhe hedhim gjalpin. E punojmë me majat e gishtave, derisa të përftojmë thërrime. Shtojmë vezët, lëkurën e limonit, sodën me sitë, sheqerin dhe një majë thike kripë. E punojmë brumin me dorë shumë pak, e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 1 orë. Në një tas hedhim ricotta-n( kullojmë lëngun që ka në kuti), vezën, sheqerin dhe lëkurën e portokallit. I përziejmë me pirun, derisa të përftojmë një masë kremoze. Pas një ore, ndezim furrën në temperaturën 170°C. Hapim brumin (2/3 e sasisë së tij) me petës, veshim tavën të lyer më parë me gjalpë e pak miell. Shpërndajmë kremin me ricotta-n dhe çokollatën e thërrmuar. Me brumin që na ka mbetur bëjmë rripa, i vendosim sipër dhe e pjekim për rreth 1 orë. E konsumojmë vetëm pasi të jetë ftohur plotësisht.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor