Tendencat e fundit te modes 29 Gusht 2022

Nuk i keni blerë ende? Ky është modeli i xhinseve që do të "pushtojë" vjeshtën

Tendencat e fundit te modes

I mbani mend xhinset e gjera blu të lehta që u përkasin modës së viteve '90? E po pikërisht ai model xhinsesh është kthyer sërish në modë, këtë herë për gratë. Të quajtura “Baggy Dad”, këto xhinse mund t’i kombinoni pothuajse me çdo gjë që dëshironi, qoftë një bluzë e hollë, një pallto e gjerë apo një këmishë e lezetshme.

Nëse doni ta çoni këtë pamje në ekstrem, merrni një pulovër me jakë V për të kompletuar pamjen.

Të famshme si Victoria Beckham, Kendall Jenner, Rita Ora, Hailey Bieber etj tashmë i kanë bërë pjesë të garderobës së tyre. Pa dyshim, që ky model do të pushtojë fuqishëm rrugët këtë vjeshtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor