Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
“Forte_forte loves Acqua di Parma” është një ëndërr aromatike që bashkon dy histori italiane në një përrallë emocionesh.
Ndonëse jo shumë e njohur “Forte Forte” është një markë luksi italiane e cila ka një histori shumë të veçantë. Autenticiteti emocional është karakteri që përcakton këtë markë, i cili buron nga lidhja vëllazërore midis Giada dhe Paolo Forte-s. Historia filloi në vitin 2002 nga një koleksion i vogël i bluzave të punuara me dorë. Rritur në biznesin e modës, vëllezërit Forte vijnë nga Veneto. “Forte_Forte” është një qendër ndjesish dhe emocionesh të përshkuar nga një ndjenjë e klasicizmit të përjetshëm. Ai vazhdon të evoluojë, duke i qëndruar besnik frymës së fillimeve.
Duke bashkuar vlerat e tyre themelore këtë verë “Acqua di Parma” dhe “Forte-Forte” kanë bashkëpunuar për te risjellë një nga aromat më të dashura të koleksionit Blu Mediterraneo me një imazh te ri, inspiruar nga aroma e tij dhe konkretizuar në ngjyra e dizajn delikat dhe ëndërrimtar të krijuar nga “Forte Forte” .
Fluturat dhe pilivesat përhapin ngjyrën e tyre të krahëve, përfshirë aromën e luleve të lulëzuara. Tonet e verdha rrezatuese të Parmës, alternohen me vjollcën e boronicave, simboli i një ishulli të stopuar në kohë, në një sfond akuamarin me reflektime margaritari.
Për t’ju përcjellë këto emocione teksa lexoni, imagjinoni një udhëtim në brigjet e këtij ishulli. Do të ndieni në ajër erën e bimëve aromatike që rriten në shkurret mesdhetare, ngrohtësinë e boronicës të kombinuar me borzilokun, dhe sigurisht me agrume si limoni dhe bergamoti i Kalabrisë, që nuk mungojnë asnjëherë në aromat e Acqua di Parma.
Në zemër të kësaj fragrance theksohet aroma e flladit të detit që takohet me jaseminin dhe trëndafilin. Notat bazë shkëlqejnë intensivisht, duke përfunduar udhëtimin tuaj në ishull.
Do ta dalloni shumë lehtë në parfumeritë në Shqipëri pasi cilindri tipik i paketimit të këtij parfumi 100 ml, bërë me një letër të ndritshme dhe të veçantë të ylbertë, si një fustan “Forte_forte”, ju surprizon dhe ju bën të ëndërroni, duke krijuar një lidhje intime dhe emocionuese me ata që zgjedhin këtë aromë. Cilindri i jashtëm pasurohet me një dekorim me grep, forma e të cilit të kujton një diell të ngrohtë dhe të ndritshëm.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...