Ëmbëlsira 25 Gusht 2022

Krostatë me mjaltë dhe panna cotta

Ëmbëlsira

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 25 CM: 250 g miell Tipi 00, 125 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi, i prerë në kubikë, 80 g mjaltë, 2 të verdha vezësh,  një majë thike kripë,  1 e bardhë veze për të lyer brumin para se të piqet
PËR MBUSHJEN: 300 g kos, mundësisht grek, 300 ml pana për ëmbëlsira, 2 lugë mjaltë, pak pika lëng limoni(1 lugë të vogël afërsisht),  10 g xhelatinë (5 fleta nga 2 g secila, e gjeni me emrin “colla di pesce”, ½ kavanoz reçel kajsie, kajsi të freskëta ose fruta sipas dëshirës.

PËRGATITJA: Në një tas hedhim miellin dhe e përziejmë me gjalpin derisa të bëjmë thërrime. Hapim një gropë në mes dhe shtojmë mjaltin, e përziejmë me pirun dhe më pas shtojmë të verdhat e vezëve dhe kripën. E punojmë shumë pak me dorë, sa të mblidhen thërrimet dhe pasi ta mbështjellim me plastmasë kuzhine e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Pas kësaj kohe hapim me petës një petë jo shumë të hollë, duke i dhënë formën e tavës, por që të vishen edhe anësoret e saj. E lyejmë me të bardhë veze të përzier më parë me pirun, e shpojmë bazën dhe e pjekim për 30 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 180° C.
MBUSHJA: Vëmë fletët e xhelatinës në tas, i mbulojmë me ujë të ftohtë dhe i lëmë të hidratohen për 10 minuta. Në një tas përziejmë kosin, pikat e limonit dhe mjaltin. Në një tigan të vogël, ngrohim 3 lugë pana dhe shtojmë menjëherë fletët e xhelatinës që kemi shtrydhur më parë me dorë nga uji i tepërt. E lëmë masën të vaket dhe më pas e shtojmë te kosi që kemi përzier me panën që na mbeti. Kur baza të jetë ftohur, shtrojmë sipër një shtresë reçel, kremin me kos dhe e lëmë në frigorifer të ngrijë për të paktën 3 orë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor