Ëmbëlsira 24 Gusht 2022

Kek i shijshëm me mollë

Ëmbëlsira

Pas shiut të pasdites, duhet një kek me mollë. Receta nisi si riciklim i mollëve dhe mbetjeve në fund të kutive me miell semola dhe orizi.

Për kekun ju duhen: 2 vezë, 100 g sheqer, 80 ml vaj, 100 ml kos, 200 g miell semola, 100 g miell orizi, 1 fryrës keku, lëkurë limoni dhe 2-3 mollë të pastruara nga lëkura edhe të prera në copa.

Përgatitja: Bashkoni në një tas vezët, sheqerin, kosin edhe vajin. I rrihni derisa të bëhen një masë. shtoni miellrat, pluhurin fryrës dhe lëkurën e limonit.
Më pas mollët e copëtuara. Lyeni tavën me gjalpë edhe miell dhe shtoni brumin e kekut dhe piqeni me 170 gradë për 40 minuta.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor