Showbiz 15 Gusht 2022

Sërish telashe për Victoria Beckham, sipërmarrësja e njohur ka një borxh prej 54 milion paundësh

Showbiz

Pasi dje në shtypin amerikan dhe atë anglez u shkrua se David dhe Victoria Beckham rrezikonin të përfundonin në burg, lexoni Mund të përfundojnë në burg, ç'po ndodh me çiftin e famshëm, lajme jo fort të mira kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale sot. Duket se brand-i i saj luksoz i veshjeve me të njëjtin emër nuk po arrin rezultatet e dëshiruara dhe është në rënie për shkak të një borxhi të madh që shkon në 54 milionë paundësh.

Sipas "The Mirror", 34 milionë paundë të borxhit i detyrohen kompanive të tjera që lidhen me ndërmarrje të ndryshme tregtare të familjes Beckham. Sakaq një zëdhënës i Victoria Beckham Holdings dha fakte të brendshme për situatën financiare të kompanisë duke përgënjeshtruar  të përditshmen britanike.

"Ky grup iu përgjigj shpejt efekteve të pandemisë dhe kontrolloi paratë dhe shpenzimet e tij, duke çuar në një reduktim të ndjeshëm të humbjeve operative me 57%, falë efikasitetit të kostos në të gjithë biznesin dhe rikalibrimin e modelit të tij të biznesit për ta bërë atë të qëndrueshëm për afatgjatë”, tha ai.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor