Showbiz 8 Gusht 2022

U bëri të gjithëve përshtypje, pse mbretëresha nuk e uroi Meghan Markle për ditëlindje

Showbiz

Javën e kaluar Meghan Markle, festoi ditëlindjen. Edhe pse marrëdhëniet me pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore janë të tendosura prej kohësh, në këtë ditë të shënuar nuk munguan urime nga princi Willian dhe dhe Kate, përkatësisht në llogaritë e tyre në Twitter dhe Instagram. Princi Charles dhe dukesha e Cornwall-it, Camilla, gjithashtu uruan Markle. 

Mirëpo në llogaritë e rrjeteve sociale të mbretëreshës (@theroyalfamily në IG dhe @royalfamily në Twitter) nuk pati asnjë urim, duke nxitur shumë spekulime.

Gazetari mbretëror Richard Palmer, i cili shkruan për "Daily Express", tha se mbretëresha Elizabeth po ndiqte thjesht një protokoll të ri, sipas të cilit për anëtarët e familjes që nuk kanë detyra mbretërore do të postohen homazhe publike vetëm kur është një ditëlindje veçanërisht e rëndësishme.

"Mësohet se mbretëresha e uroi Meghan-in privatisht, por faqja e saj zyrtare neglizhoi të përmendte ditëlindjen e saj pasi vendosi se do të uronte ditëlindjet e anëtarëve që nuk kanë detyra mbretërore kur ato të përfundojnë me zero," shpjegoi Palmer.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor