Showbiz 8 Gusht 2022

Pritjes i vjen fundi, Ilda Bejleri bëhet nënë për herë të parë

Showbiz

Moderatorja Ilda Bejleri është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Siena. 

 Me siguri një emër shumë me kuptim për moderatoren dhe partnerin e saj, Arditin.

Ilda Bejleri e ka mbajtur gjithmonë hermetike jetën personale, por sidomos periudhën e shtatzënisë e ka ruajtur me shumë fanatizëm.

Ajo ka ndërprerë daljet televizive teksa në rrjetet sociale tregohet shumë e rezervuar.I vetmi postim i saj në Instagram ka qenë kjo foto ku shfaqet në fillimet e shtatzënisë dhe ndonëse është përpjekur ta mbulojë barkun, komentet dhe urimet ishin të shumta. Ajo e pranoi shumë vonë, kur pritjes së ëmbël po i vinte fundi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor