Showbiz 7 Gusht 2022

“Fëmijët nuk duan ta shohin se publikon foto nudo”, reagimi i Britney Spears pas deklaratës së ish-bashkëshortit

Showbiz

Britney Spears ka reaguar pas deklaratës së ish bashkëshortit të saj, Kevin Federline se ajo nuk është takuar me djemtë adoleshentë për muaj të tërë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kevin tregoi se si djemtë e tyre kishin vendosur që të mos e takonin të ëmën.

Preston, 16 dhe Jayden, 15 madje zgjodhën të mos merrnin pjesë në dasmën e nënës së tyre me Sam Asghari këtë pranverë, pasi ylli 40-vjeçar dominonte titujt kryesorë dhe postonte shpesh foto të zhveshura të saj në internet, - tha Federline për Daily Mail.

“Ka disa muaj që nuk e kanë parë. Ata vendosën të mos shkonin në dasmën e saj.”, tha ish burri i saj. Pas kësaj deklaratë, këngëtarja ka reaguar përmes një postimi duke thënë se ndihet keq nga ky veprim pasi ajo iu ka dhënë gjithçka dy djemve të saj.

“Trishtohem kur dëgjoj që ish bashkëshorti im ka vendosur të diskutojë për marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi. Siç e dimë të gjithë, të rrisësh djemtë adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd. Më shqetëson fakti se arsyeja ka të bëjë me Instagramin tim.

Ishte shumë kohë përpara Instagramit.”, tha ajo duke hedhur poshtë deklaratën e ish burrit të saj se fëmijët janë distancuar nga e ëma për shkak të fotove nudo që poston në rrjete sociale.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor