Pjata kryesore
Kjo recetë u përgatit nga Nila Iljazi
Na duhen
▪︎karkaleca rreth 500 g
▪︎200 g djathë i bardhë
▪︎2 qepë të thata
▪︎2 thelbinj hudhër
▪︎salcë e trashë domatesh
▪︎domate të vogla
▪︎verë e bardhë
▪︎majdanoz
▪︎fara speci djegës, piper, rigon dhe spec i kuq.
Në fillim skuqim qepën e prerë imët me vaj ulliri, shtojmë karkalecat dhe hudhrën. Pasi karkalecat të kenë marë ngjyrë I shuajmë me verë. Në këtë moment shtojmë domatet, më pas salcën dhe erëzat. Sapo salca të jetë trashur, copëtojmë djathin dhe shtojmë majdanozin. Tiganin e vendosim 5 minuta në furrë të parangrohur vetëm sa të shkrijë djathi.